Hansi Flick “engjëll dhe djall”... nga starti rekord në gjysmën më të dobët të sezonit

23 Dhjetor 2024, 15:02Sport TEMA
Hansi Flick “engjëll dhe djall”... nga starti rekord në

Barcelona në fund të këtij viti ka hyrë në një cikël të rrezikshëm, i cili i ka dhënë vetëm 5 pikë prej 21 të mundshmeve në La Liga. Hansi Flik me startin e sezonit që bëri iu afrua shumë atij të rekordeve të vendosur nga Tata Martino në sezonin 2013-14.

Por rrezultatet e fundit kanë bërë që Flik të mos ketë shkëlqimin e fillimit të sezonit. Në 19 takime të zhvilluara në La Liga, Flik ka humbur pesë. Përqindja është shqetësuese (25%) pasi kaq humbje kanë pësuar gjatë të gjithë kohës që kanë qetë trajnerë të Barcelonës Xavi, Kuman dhe Kike Setién.

Për shembull trajneri nga Katalunja sezonin e kaluar në 38 ndeshje ka humbur vetëm pesë ndeshje, pra numrin e njëjtë të ndeshjeve të humbura nga Flik vetëm në pjesën e parë të këtij sezoni.

Xavi, mes nëntorit të 2021 dhe qershorit të 2024, kishte një përqindje të vogël humbjesh, 15%. Diçka më keq bëri Kike Setien me 16% në sezonin 2019-20 ndërsa Kuman 2020-22 ka një përqindje humbjesh 21%.

Lini një Përgjigje