I shumëkërkuar, Juve e Tottenham joshin Igli Taren, Lotito vihet në lëvizje

16 Shkurt 2023, 14:45Sport TEMA

I shumëkërkuar, Juve e Tottenham joshin Igli Taren, Lotito vihet

Igli Tare është një nga emrat më të lakuar në Itali. Drejtori sportiv i Lazio-s është nga të paktën në pozicionin e tij që përflitet shumë edhe në tregun e transferimeve, të shumë janë ekipet që kërkojnë shërbimet e tij.

Puna që ka bërë Tare në këto vite në krye te ekipit kryeqytetas ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, në Serie A dhe jo vetëm.

Së fundmi mediat italiane shkruanin se për shërbimet e Tares janë interesuar ekipe si Juventus dhe Tottenham. I vetëdijshëm për ofertat në drejtim të drejtorit të tij sportiv, Claudio Lotito është vënë në lëvizje për t’i ofruar një kontratë të re.

Gjithnjë sipas mediave italiane, presidenti i Lazio-s i ka ofruar Igli Tares një kontratë të re 3-vjeçare.

Mes Tares dhe presidentit Lotito ka pasur disa përplasje këtë periudhë, që kur në stol është ulur Sarri, por palët me sa duket janë afruar sërish për të shkuar drejt rinovimit të kontratës.

Lini një Përgjigje