Mos e ngatërroni shpejtësinë e Mbappes me “proshutën” e PSG-së: Messi, një tjetër “viktimë” e sheikëve!

15 Shkurt 2023, 18:21Sport TEMA

Mos e ngatërroni shpejtësinë e Mbappes me

PSG-Bayern Munich… Nëntorin e kaluar u hodh në short kjo ndeshje e Ligës së Kampionëve. Pra, Leo Messi, sot i shenjtëruar si kampion bote dhe kandidat i madh për të gjitha çmimet individuale të vitit, ishte një futbollist i shquar dhe i përbuzur.

Disa kohë më vonë, Katari do të mbetet si ëndrra e Messit, e realizuar me kombëtaren e tij, dhe si makthi i një klub-shteti, i kthyer në “meme” mbrëmë për 75 minuta. Loja e Leos është kthyer prapa në kohë, 90 ditë, por shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është fajtor.

Ai është një tjetër “viktimë” i një tjetër projekti të sheikëve si Al Khelaiffi, që duhet të dëshmohet në kthimin e Mynihut. Ndryshe, mbetja përsëri jashtë Champions League qysh në 1/8 finale do të ishte katastrofë me vete për PSG-në e miliardave të shpenzuara.

Askush nuk e përfaqëson më mirë rënien e PSG-së sesa Neymar Jr., i cili ka humbur gëzimin e lojës dhe të gjitha nuancat e saj. Braziliani as nuk terheq para skuadrën, as përmirësohet, as finalizon me sukses.

PSG, me përjashtim të Sergio Ramos, ishte një tmerr të martën, derisa Kylian Mbappé doli në skenë, me një stërvitje e gjysmë në këmbët e tij (pas dëmtimit). Shpejtësia e tij stratosferike ndryshoi gjithçka. Ai është futbollisti më diferencial në planet, i aftë për ta kthyer PSG patetike në një ekip konkurrues.

Madje ai e nënshtroi Bayernin, që deri në atë moment e drejtonte lojën ashtu siç donte; ishte më intensiv, më mbështetës, më shumë ekip. Formacioni i Nagelsmann ka më shumë linja, më shumë avantazh, sepse të gjithë lojtarët janë të përfshirë.

Hierarkia e Kimmich-it, gëzimi i Musiala-s dhe oportunizmi i Coman-it shpjegojnë fitoren tingëlluese në “Parc des Princes”…, ose dritë-hijet e shumta të vendësve, varësisht se si e shikon. Ne do të duhet të shohim nëse Christophe Galtier ka atë që duhet për të balancuar ekipin e tij në Gjermani, për të ftilluar Neymar.

Shpresa është që “fluturimi” i Mbappeë ose një shkëndijë e Messit do ta shpëtojë atë nga “djegia” e radhës. PSG është edhe një herë 90 minuta larg katastrofës, me një tjetër projekti milioner që mund të dështojë.

Këtë herë është parë duke ardhur nga larg… Ramos është penduar publikisht për largimin e tij nga Real Madridi, ndërsa Mbappé së shpejti do të pranojë pikëllimin për zgjedhjen e gabuar (rinovimin). Sidoqoftë, më afër duket dita kur miliardat e sheikëve nga Katari nuk do të mund ta paguajnë shijen e keqe në gojën e mediokritetit…

Lini një Përgjigje