VIDEO/ Ishin akomoduar në të njëjtin hotel, sherr masiv mes futbollistëve rusë dhe ukrainas

15 Shkurt 2023, 15:29Sport TEMA

VIDEO/ Ishin akomoduar në të njëjtin hotel, sherr masiv mes

Futbollistët rusë dhe ukrainas janë përleshur në një hotel në qytetin turk të Antalias, ku janë shpërngulur për përgatitjet dimërore.

Siç raporton gazeta ruse “Sport-Express”. Sherri ka ndodhur në hotelin “Royal Seginus”, ku këto ditë po qëndrojnë lojtarët e Shinnik, që luan në divizionin e dytë, dhe ukrainasit Minai, pjesë divizionit të nderit.

Sipas burimeve ruse, sherri filloi kur ukrainasit u përpoqën të detyronin një anëtar të klubit rus të këndonte himnin e vendit të tyre.

Ndërkohë burimet ukrainase shpjegojnë se shkak për sherrin ishte sjellja e papërshtatshme me stafin e hotelit të një rusi, që kishte konsumuar shumë alkool, gjë që nxiti reagimin e lojtarëve të Minái-t.

Përleshjes fillestare iu bashkuan disa lojtarë të Shinnikut, kështu që përplasja degjeneroi në një betejë të ashpër, e cila shkaktoi disa të plagosur lehtë.

Futbollistët u ndanë nga anëtarët e stafeve teknike dhe nga stafi i hotelit. Klubi i Minait kishte kërkuar të mos qëndronte në të njëjtin hotel me skuadrat e tjera ruse, por tërmeti që tronditi vendin detyroi disa klube të qëndrojnë në të njëjtin hotel.

Pas konfliktit, drejtuesit e Shinnik vendosën të largoheshin, duke u akomoduar në një hotel tjetër për arsye sigurie.

Janarin e kaluar, sipas shtypit rus, ukrainasi Danil Sikan goditi me grusht një turist rus të dehur në Turqi, pasi ai bërtiti “Lavdi Rusisë!”

Lini një Përgjigje