
Ndeshja e parë e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Bayern Munich u fitua 1-0 nag bavarezët, të cilët arritën ta pushtonin Parisin falë golit të Coman në pjesën e dytë, me “bashkëpunimin” e Gigio Donnarumma. Për skuadrën e Nagelsmann-it ky ishte një avantazh minimal në funksion të ndeshjes së kthimit, në kërkim të një kualifikimi të ri për në çerekfinale.
Te bavarezët, De Ligt luajti në mbrojtje që nga minuta e parë, duke arritur të kufizojë sulmuesit e PSG-së. Messi dhe Neymar e filluan si titullarë, ndërsa Mbappé, më i rrezikshmi i treshes, mori përsipër diçka në pjesën e dytë duke arritur ta mposhtë Sommerin, përpara se goli t’i anulohej për pozicion jashtë loje milimetrik.
“Ndihem shumë mirë fizikisht dhe taktikisht, kjo ndeshje e nivelit mjaft të lartë ishte shumë domethënëse për mua”, – tha për ‘Sky’, si pjesë e mbrojtjes treshe të Bayernit. Flitet edhe për Juventusin, skuadrën që De Ligt e la verën e kaluar për të zbarkuar në Gjermani:
“Unë ende e ndjek Juven, është një klub i madh, gjërat e shkruara nuk kanë qenë gjithmonë të vërteta. Unë i kuptoj tifozët kur lexojnë diçka të tillë. Kurrë nuk i kam thënë disa gjëra, kam shumë dashuri për Juven dhe për tifozët bardhezinj, edhe tani. Jam i lumtur që po fitojnë kaq shumë ndeshje, shpresoj që të bëjnë mirë në Serie A dhe në Europa League”.
Duke përjashtuar disa ndeshje jashtë për shkak të dëmtimit dhe si zëvendësues, De Ligt deri më tani ka përfaqësuar një nga lojtarët shumë të rregullt të Nagelsmann. Pasi u mësua me kampionatin e ri, holandezi nuk u dorëzua kurrë.
Lini një Përgjigje