
Pep Guardiola konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit të Mikel Artetas e nisi duke i kërkuar falje ish-futbollistit të Liverpoolit, Steven Gerrard.
“I kërkoj falje Steven Gerrardit për komentet e mia të panevojshme dhe gomarllëqet që thashë për të herën e fundit. Më vjen turp për veten time, sepse ai nuk e meriton…”
Pep, pak ditë më parë, ishte shprehur shkujdesshëm se nuk ishte faji i që City-t që e kishte fituar titullin në vitin 2014 falë një gabimi të Gerrard, që ia hoqi nga duart trofenë Liverpoolit.
“Ai e di se sa shumë e admiroj, atë dhe karrierën e tij. Më vjen turp nga vetja, sepse ai nuk e meriton. Nuk e kam përfaqësuar mirë klubin tim. I kërkova falje Gerrardit privatisht, por duke qenë se komenti ishte publik, edhe falja ime duhet të jetë publike,” – vijoi më tej Pep.
Veç kësaj, Guardiola foli sigurisht edhe për Arsenalin, rivalin e tij të madh në Premier League:
“Deri më tani ata janë skuadra më e mirë në Premier League. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë për javë të tëra. Do të jetë një betejë e fortë, shumë e fortë.”
Lini një Përgjigje