Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, klubi italian piketon zëvendësuesin e shqiptarit te Evertoni

15 Shkurt 2023, 16:30Sport TEMA

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, klubi italian piketon

Shumë është përfolur gjatë gjithë kësaj kohe për largimin e Kumbullës nga Roma. 

E vetmja gjë që e ka mbajtur shqiptarin në kryeqytetin italian është puna e tij e palodhur dhe ngulmimi për të treguar vlerat, pavarësisht “injorimit” nga Murinjo.

Por gabimi i fundit i mbrojtësit shqiptar që i kushtoi Romës një gol të pësuar duket se ka peshuar shumë dhe lojtari “e ka mbushur kupën”. 

Në Itali tregojnë se Kumbulla nuk përfshihet më në projektin e sezonit të ardhshëm për këtë skuadër, të paktën jo nëse Murinjo do të vazhdojë si trajner. 

Drejtuesit e Romës kanë piketuar mbrojtësin e Everton që është i huazuar te PSV, Jarrad Banthwaite për të zëvendësuar shqiptarin.

 

Lini një Përgjigje