Igli Tare: Lazio fiton Conference League dhe synon Championsin, do flasim për të ardhmen time

21 Shkurt 2023, 10:28Sport TEMA

Igli Tare: Lazio fiton Conference League dhe synon Championsin, do flasim

Pas eventit “Të bashkuar për Ukrainën”, ditën e djeshme në Itali, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare dha një intervistë të shkurtër për TuttoMercatoËeb ku foli për situatën te lacialët dhe të ardhmen e tij.

Rikthimi i Immobiles me golin?
Gjëja më e rëndësishme është që Ciro të gjejë rrugën për të shënuar, edhe nëse nuk marrim rezultat, të paktën të zhbllokohet. Skuadra ka qenë gjithmonë aty. Ne e gjejmë veten të gatshëm dhe duhet të përpiqemi të bëjmë sa më pak gabime nga tani deri në fund.

Sarri thotë se sulmuesit duhet të jenë më të fortë mendërisht?
Edhe sulmuesit e mëdhenj nuk e kanë gjetur golin për muaj, pastaj mezi ndodh që të shpërthejnë. Shpresoj që të jetë fillimi i një finaleje të shkëlqyer sezoni.

A është e rëndësishme të shkosh në Ligën e Kampionëve?
Jo vetëm për Lazion, duke parë se si do të ndryshojë formati nga viti 2024. Do të ishte thelbësore për rritjen e këtij klubi, gjërat janë bërë mirë vitet e fundit. Ne duam ta arrijmë këtë qëllim, por pa ushtruar presion mbi veten tonë.

A do të jetë e ardhmja e tij te Lazio?
Unë kam ende një kontratë ekzistuese, marrëdhënia ime me këtë klub është e rëndësishme. Në kohën e duhur do të flasim edhe për këtë.

A do të qëndrojë Acerbi te Interi?
Nuk e di, do të shohim se çfarë do të ndodhë, por jam i lumtur që ai po bën një kampionat të mirë.

Ndeshja kundër Cluj? Më e rëndësishmja, ne kemi shumë për të humbur dhe pak për të fituar. U larguam me keqardhje nga Europa League, tani duhet të shkojmë deri në fund në këtë garë dhe ta fitojmë.

Lini një Përgjigje