Bologna ishte një tjetër test i fortë për Kristjan Asllanin, një shans për të konfirmuar potencialin e tij, por kjo nuk ishte një nga ndeshjen më të mira të regjisorit kuqezi, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 5:
“Dëmtimet e Calhanoglu-s i hapën disa porta që nuk i ka pasur kurrë që nga dita kur zbarkoi në Milano, por kjo ishte një hap pas në raport me ndeshjen kundër Venezia-s. Ishte interisti me më pak topa të prekur, një detaj që nuk i shkon për shtat një regjisori”, shkruan TuttomercatoWeb.
Nuk e priti mirë këtë barazim 2-2 ndaj Bologna-s trajneri i Inter, Simone Inzaghi, i cili nuk i kurseu disa thumbime ndaj arbitrit: “Më duhet t’i bëj komplimente kundërshtarit, por djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë. Vinim nga një tur force dhe nuk ishte e lehtë, por luftuam dhe krijuam shumë raste. Ka një shije të hidhur pasi nuk dolëm me 2 pikë. Nuk e di nëse ky barazim do t’i jap më shumë besim rivalëve tanë në garën për titull, duhet t’i shohim ndeshjet me radhë. Ne kemi probleme me rotacionet dhe me kalendarin, të gjithë ndeshjet në këtë kampionat janë të vështira. Arbritrat? Edhe ata mund të gabojnë, siç bënë sot apo në Superkupë, por ne kemi respekt”, u shpreh Inzaghi.
Problemi qe ka Asllani eshte fiziku i dobet ne krahasim me lojtaret e tjere te Serie A. Po ta shikosh me vemendje, ai asnje here nuk fiton duele force me kundershtaret, bile as qe tenton te hyje ne nje duel te tille. Ne ndeshjen ndaj Bolonjes, beri disa gabime, sidomos ne pjesen e dyte kur ne nje rast per pak i shkaktoi Interit nje gol te trete kur tentoi te kalonte dy kundershtare. Per mendimin tim, duke qene ne stol qe nga koha kur u bashkua me Interin, ai ka humbur besimin ne vetvete. Te jesh kontigjent i nje skuadre te madhe si Inter, eshte dicka e bukur, por kur nuk gjen hapesira per te luajtur, do kishte bere shume me mire po qe se do ishte larguar ne nje skuader tjeter ku te ishte titullar.
Na merzitet me Brojen dhe kete Asllanin,,lerini ne pune te tyre.
KY është një djalosh me një edukatë të përkryer. Është tip sensibël, nuk do të cenojë dikë në sedër, thjesht i mungon agresiviteti - parakusht për të pasur sukses në futboll. Ka talent të padiskutueshëm të niveleve të larta, inteligjencë futbolli, por duke qenë i urtë, sic themi popullorce, jo agresiv, bashkëlojtarët e anashkalojnë edhe në caste kur pozita e tij është dukshëm e favorshme për të organizuar sulmin. Luan me ankthin e të qenurit "nën llupë" dhe ky syrvejim ia ngufat edhe aftësinë morale. Fajtor është trajneri, i cili do angazhonte një psikolog sporti, për të punuar më shumë që Asllani të vijë në fazën e personalitetit me vetënjohje reale (pozitive) dhe vetëbesim konstant, pa oscilime psikike.
Ore a ma shpjegon dot njeri pse Asllani rri i terhequr ne pozicionin e nje mbrojtesi dhe nuk eshte ne mesfushe per te shperndare topat atje ku duhet???
E ngujojnë. Po të kishte Zlatan Ibraimovic karakterin e Kristianit, do mbetej lojtar i lagjes Rosengård - Malmö