Kumbulla, agjenti sqaron të ardhmen: Pas Sasuolos rikthehet në Romë

3 Maj 2024, 16:10Sport TEMA
Kumbulla, agjenti sqaron të ardhmen: Pas Sasuolos rikthehet në

"Kam lexuar në faqe të ndryshme një intervistë të dhënë nga Lucas Carminata në lidhje me situatën e Marash Kumbullës. 

Ai u raportua si ndërmjetës apo agjent i lojtarit, por as unë dhe as lojtari nuk e dimë se kush është”.

Agjenti i mbrojtësit kuqezi, Gianni Vitali, përmes Corriere dello Sport sqaron pozicionin e klientit të tij, në pronësi të Romës dhe tashmë i huazuar te Sassuolo:

“Marash tani po luan për sigurinë e Sassuolo-s, pastaj do të kthehet në Romë, pasi të ketë luajtur Europianin me Shqipërinë”, shton Vitali. 

Kumbulla, i lindur në vitin 2000, ka kontratë deri në vitin 2027 me klubin verdhekuq.

 

Lini një Përgjigje