Media italiane shpall Berat Gjimshitin si njeriun e ndeshjes: Në markim, akrobaci dhe rikuperim, i shkëlqyer

3 Maj 2024, 11:07Sport TEMA
Media italiane shpall Berat Gjimshitin si njeriun e ndeshjes: Në markim,

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një tjetër ndeshje të nivelit të lartë te Atalanta. Këtë herë në gjysmëfinalen e Europa League kundër Marseille, atje ku takimi ka përfunduar në shifrat 1-1.

Media italiane, Atalantalive.it e ka shpallur Gjimshitin si lojtarin e ndeshjes duke i vendosur notën 7.5.

“Dhe çfarë ndeshje për Berat Gjimshitin, ka bërë disa ndërhyrje të bujshme. Në markim, në akrobaci dhe rikuperim, ishte i shkëlqyer”, shkruan media italiane.

Lini një Përgjigje