“Fati u tall me ta në EURO24”! Media italiane shkruan për Shqipërinë: Hirushja është gati të kërcejë, nuk ka frikë se do të humbasë këpucët

2 Maj 2024, 19:00Sport TEMA
“Fati u tall me ta në EURO24”! Media italiane shkruan për

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup të Euro24 me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. 

Media italiane “Puntero.it” ka zgjedhur që t’i bëj një përshkrim situatës së kuqezinjëve, për kualifikimin e dytë historik. 

Teksa theksohet fati i keq për shkakun e rivalëve të gjetur në Gjermani, nuk hiqet mundësia e një surprize të madhe që mund të vijë nga ekipi i Silvinjos.

“Fati tallet ndonjëherë, kjo dihet dhe pavarësisht pozicionit të mirë në shortin e Europianit, kjo nuk e ndihmoi shumë ekipin e Silvinjos. 

Përfunduan në një grup të vështirë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, vështirë të kishte më keq se kaq. 

Por kush e di, mbase jo Kombëtare, përjetësisht e dobët, mund t’i dhurojë tifozëve të saj një tjetër sukses. 

Hirushja është gati të kërcejë në valsin e të rriturve, këtë herë pa frikë se do të humbasë këpucët me shkëlqim”, thotë media italiane. 

6 Komente

  1. t
    tifozi

    Ate qe keto gazetaret hajvane te Italise kane harruar eshte se kombetarja e tyre u kualifikua me breke neper kembe ne kete Europian dhe se Shqiperia luan me mire me ekipet e medha. Problemi jone jane ekipet e vogla. Kete e tregojne edhe rezultatet ne gripin tone te kualifikimit, ku i morem 3 pike Polonise, kur duhet ti kishim marre me shume, mbase edhe 6 pike dhe 4 pike Cekeve. Vuajtem shume me ekipet e tjera si Moldavia dhe Ishujt Faroe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Ha ha ha , ky shkrim eshte tallje per Shqiperine dhe jo shorti. Ne kete grup Shqiperia nuk mund te beje asnje surprize dhe kete e dine te gjithe edhe Silvinjo. Misioni i Shqiperise ne kete Europian eshte te mos pesoje humbje me goleada.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Liku-po sikur te ndodhe ndryshe, me siguri qe do besh komente euforike per fitoret e kombetares sone, apo jo? Problemi me disa si puna jote eshte ndjenja e inferioritetit qe keni kundrejt cdo te huaji. E vetmja skuader qe luan futboll te shpejte te ciles duhet me ja patur friken ne grupin tone, eshte Spanja. Humbja ndaj Kilit, qe luan futboll te ngjashem me spanjollet duhet analizuar nga stafi teknik dhe te dalin me nje strategji se si ti ndalojne ata. Ne ndeshjen miqesore qe kemi zhvilluar me iberiket, ata mezi arriten te shenojne golin e dyte, kur rezultati ishte deri afer fundit i barabarte 1 me 1. Pika me e dobet e tyre eshte kur goditen me gol. E kane teper te veshtire qe te futen ne loje nese hane gol te paret. Sa i perket Italise, ekipi i tyre ka kohe qe nuk eshte ne formen e dikurshme. Po te llogarisesh se 7 lojtare te kombetares tone luajne ne ligen e pare italiane dhe jane nga lojtaret me te rendesishem te ekipeve te tyre, une besoj se kemi gjasa qe te marrim pike. Ekipi i fundit, pra Kroacia, ka moshe te madhe qe vjen me eksperiencen, por eksperienca per kellqet nuk vlen edhe aq shume. Per mua, Shqiperia ka, plus, minus, po aq shanse qe te kaloje grupin sac kane edhe ekipet e tjera.

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Lexoje edhe nje her per te kuptuar ate qe ju keni shkruajtur ( po sikur te ndodh ndryshe) se ndoshta ndryshoni mendim ? 1- Gazetari i referohet rezultateve se kjo Kombetare esht perjetesisht e dobet ! 2- Te ironizon me vallet euforike te lojtarve,para ndeshjes me Kilin .3- E len ecurin e Kombetares ne dor te fatit dhe jo te aftesive,duke e ditur se lojtari me i mir i kesaj Kombetarje nganjeher nuk esht as ne stolin e rrezervave te nje skuadre cilesore,por e shikon ekipin e tij nga tribuna ! 4 - Shkurt esht si te krahasosh nje Autobuz Italian Fiat , me nje Autobuz Shqiptar prodhim Shkodra,te cilet te dy i cojn pasagjeret ne destinacion,po problemi esht se ne c´gjendje shendetesore ,pasagjeret do zbresin nga autobusi ?

          Përgjigjjuni
      2. I
        I panjohur

        O Edmond mos fol si profesor se ju bespremët e keni fiksim kur fiton kombëtarja festoni si të çmendur ndërsa kur humbet e shani me fjalët më të shëmtuara të mundëshme duke mos e mbështetur fare, unë nuk do të habitesha fare sikur shqipëria ti fitonte të treja ndeshjet sepse kundërshtarët na nënvlersojnë shum ashtu si ti dhe kjo kthehet në një avantazh për ne, sa për miqësoret e marsit ato kanë qënë taktika të reja që po eksperimentonte silvinjo plus lojtarët tanë nuk luajnë në më të mirën e tyre, pra prit dhe shiko në qershor.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Selami Jenishehri ish kshtar.trajn.te KOMBTARES

          Nse FSHF me lejon ti tregoj trajnereve tone te kombtares stervitjen qe te rrite fooort nivelin teknik te futbollisteve qe asht ma e mire se ma e mira e asaj qe publikon FIFA , KUSH SHKON NE VEND NDERI PERVEÇ SHQIPERISË ne qershor 2024 ne GJERMANI ??!! E kam eksperimentu me porosi te FSHF, per mu bind per vertetesin e kesaj duhen veç 10 minuta te flas me SYLVINHON , KAQ

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje