Foto në stadium? Paguaj një kafe për FSHF ju lutem!

2 Maj 2024, 19:30Sport TEMA
Foto në stadium? Paguaj një kafe për FSHF ju lutem!

Nga Edmond Sufaj

Një grup turistësh të huaj para meje pyetën një vajzë me unifornë nëse mund të bënin foto në hyrje të stadiumit Air Albania.

Ajo u përgjigj: "You must take something on the Bar Restorant in stadium!".

Ata kthehen pas duke parë çuditur njëri-tjetrin dhe largohen.

Erdhi radha ime. I them se dua të bëj një intervistë me një talent të futbollit kuqezi i vlerësuar në Europë.

Më tha se duhej të konsumoj ndonjë gjë në bar që të më jepej mundesia!

Po mir mo, edhe për një foto në stadiumin kombëtar, FSHF-së duhet me i dhënë një kafe?!

Po të paktën të vendosë një biletë, apo nuk bëhet se do quhej muze?

Po talentet kështu do ti motivojmë, duke paguar një kafe tek stadiumi ku ata ëndërrojnë me fanellën kuqezi?

Fshf thuhet se menaxhon stadiumin, që do të thotë një kafe duhet me ja paguar institucionit të futbollit se nuk u bë qameti!

"Foto? Paguaj një kafe tek lokali për FSHF ju lutem!"

1 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Shkruajtet nje ndodhi ne Shqip ,por momentin kulmant te ndodhis, ju e devijoni ne Anglisht dhe ne "injorantet" qe dim vetem Shqip nuk e kuptuam se per cfar behet fjal ? Pak a shum po hamendesojm,se behet fjal per te pi nje kafe ? Ju si gazetar shkruani per vete,per te kalu kohen , apo per te informu publikun Shqiptar, i cili ka alfabetin e tij,dhe gjuhen e tij !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje