Kuvendi “shuplakë” Armando Dukës, miraton ndryshimet në 'Ligjin për Sportin'! Krijohet CAS-i shqiptar

27 Qershor 2025, 15:15Sport TEMA
Kuvendi “shuplakë” Armando Dukës, miraton ndryshimet

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ‘Ligjin për Sportin’, të propozuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim, projektligji kaloi pavarësisht rezervave të shprehura nga institucioni i futbollit (FSHF). Ligji do të përcaktojë dhe formën juridike të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.

Ky ligj i hap rrugë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që të formojë një Gjykatë Arbitrazhi shqiptare.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së kishte kërkuar që të merreshin në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e ekspertëve të futbollit përpara se ligji të votohej, duke qenë kundër.

Pavarësisht kësaj thirrjeje, Kuvendi vijoi me votimin, ndërsa 4 deputetë abstenuan. Erion Braçe dhe Petro Koçi nga PS, Dashnor Sula nga PD dhe Meri Markiçi nga PSD.

Neni në projektligj për CAS-in shqiptar është edhe arsyeja që FSHF në Asamblenë e Përgjithshme votoi unanimisht pezullimin e marrëdhënieve juridike pa afat me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli.

Ndryshimet ligjore pritet të sjellin ndikime të drejtpërdrejta në funksionimin dhe menaxhimin e sportit në Shqipëri, përfshirë dhe sektorin e futbollit, ku FSHF ka shprehur shqetësime për mospërfshirjen në hartimin e tyre.

8 Komente

  1. L
    Linza

    Shporreni kete hajdut. Qe nga fytyra duket qe eshte injorant, i korruptuar dhe debil. E mbyllim TV kur del ky plehra!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      I harruat fushat e patateve e kenetat ku luhej... "futbolli", dhe HALENE kombetare "Q. Stafa" ku shurronte gjysma e Tiranes, (sepse gjysma tjeter kishte grope e A. Sejdise) para se te vinte ky "injoranti"... Ju jeni per t'u vrare me buke ne goje... popull KOT...vegjetare.

      Përgjigjjuni
    2. n
      nacionalisti

      Erjon Brace bibilushi tralaaaaa lalalalaal... per nje bilete kur luan kombetarja e shite bythen o langaraq

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dalipi

        Kuvendi i futi shuplake, ndersa kryeministri ka 15 vjet qe e perkedhel

        Përgjigjjuni
        1. c
          c'Shuplak mo !

          Dallkauk Kopuku do Shkelmin bothes

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Hajduti I pavdekshem duka te lumte. Po kujdes porten e brendeshme se per ate te jashtmen ishte jo funksional tritoli. E bere futbollin banke nderkombetare ne emrin tend.Se ke furnizon vetem fiďeli e di ndofta dhe pinxhuku brace.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poda

            O Mero, sh. Bukur e nderton artikullin. Ku eshte fryma demokratike ketu? Nuk mendojm dot jashte diktatures bashkkohore, gjykatesin duhet ta kontrlloj njera pale, se po te jete asnjeanes turulloset parlamenti dhe merua s'mer dot fryme. Ashtude.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Esati

              Habitem për komentet ndaj Z Duka. Duket se shumë komentues mendojnë se problemi i madh i hajdutllëkut në Shqipëri qenka Duka dhe FSHF. Unë nuk besoj se Duka është ndonjë figurë aq w tmerrshme. Dhe, të jemi të ndershëm, jo se ata që i japin "shuplakë" Dukës njihen për ndershmëri dhe forcën e parimeve anti-korrupsion. Po flasim për pushtetarë që kanë vjedhur çdo cm2 të vendit. Dhe puna e Dukës ka patur rezultate. Shqipëria akoma nuk është në BE - kombëtarja dy herë në Europian, megjithëse e nisën rrugën njëlloj e nga hiçi. Dukës duhet ti njohim meritat dhe ta lëmë këtë muhabet "Unë nuk vjedh, ti vjedh e ai vjedh..."

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje