Ndonjëherë ajo që ne të gjithë kërkojmë ne jetë është vetëm një person që të investojë besim të madh tek ne. Në fakt, gjithçka është psikologjike dhe nëse e ke psikologjinë e lartë me vete, mund të kalosh mure të ngritura imagjinarë që më parë ishin të pamundura për të shkuar qoftë edhe afër tyre, jo më për t’i kaluar ato. Dhe këtu dalim te Asllani! Nëse do të flasim pozitivisht për Kristjan Asllanin në këtë moment, pas një barazime me shije humbje ndaj Serbisë dhe një barazimi tjetër me shije humbje me Letoninë, të gjithë do të reagojnë: “Po vazhdoni më përralla, çfarë na duhet Asllani te Interi kur nuk na ndihmoi me Shqipërinë?”.
Në fakt, këtu qëndron edhe ndryshimi, sepse Kristjan Asllani me Chivu është në një nivel tjetër nga Kristjan Asllani i Inzaghit. Dhe në ndeshjet e qershorit ne kemi parë Kristjan Asllanin e Inzaghit, të Chivu, do ta shohim në shtator. Por çfarë ka ndodhur? Frika e madhe, presioni i ardhur nga Inzaghi dhe mungesa e besimit të trajnerit, bën që Kristjan Asllani të bënte shumë hapa pas dhe të humbte shumë pikë mes vlerave të tij. Tifozët e Interit nuk e donin më, gabime të njëpasnjëshme dhe valixhet ishin gjithmonë gati, të vetmit që e besuan deri në fund ishin drejtuesit.
Por mos të harrojmë sesi shkoi Asllani te Interi, në një moshë fare të vogël dhe deklarata e parë ishte nga Lukaku për të: “është 20 vjeç, por më habit, mendon si një 30-vjeçar në fushë”. Dhe nëse Lukaku mund të ketë folur përçart, atëherë kemi rastin tjetër, Di Marcon. Në ndeshjet e para që Asllani po luante me Interin në miqësoret përgatitore para sezonit, Di Marco i kërkonte lojtarëve të tjerë që të largoheshin nga topi sepse goditjen e dënimit duhej ta gjuante Kristjan Asllani. Një lojtar i ri, i vogël, i sapoardhur dhe Di Marco kërkonte nga shokët e ekipit që t’ia linin topin Asllanit. Dhe pasi shkëlqeu në ato miqësore, Inzaghi nuk e aktivizoi më kurrë në kampionat. Ulje në stol, mungesë vetbesimi, për të ardhur te ajo humbje rasti i pastër ndaj Barcelonës në Champions League dhe pjesa tjetër është histori.
Në një situatë të tillë ishte edhe Granit Xhaka te Arsenali para disa vitesh, madje në një ndeshje tifozët e vërshëllyen duke kërkuar largimin e tij, shumë më keq se Asllani, por më pas me performancat fantastike të zhvilluara, u kthye dashuria për të. Dhe Chivu duket se do ta kthejë Kristjan Asllanin në një rast si Granit Xhaka. 3 ndeshje ka zhvilluar Asllani titullar në 3 ndeshjet e zhvilluara të Interit në Botërorin e klubeve, që mori vendin e parë në grup.
Dje kundër River Plate në fitoren 2-0, Asllani luajti për 90 minuta dhe shkëlqeu në fushë, Chivu nuk e hoqi në asnjë moment. Madje edhe kur hyri talenti i madh i Dinamo Zagreb, Susic, Chivu hoqi Barelën dhe la Asllanin në fushë. Asllani ishte lojtari që krijoi më shumë raste në ndeshje nga të gjithë lojtarët e Interit, 4 raste të pastra. Gjithashtu Asllani prodhoi të dy golat e Interit, nisi aksionin e golit të parë ku i dha topin Susic dhe ky i fundit pasoi te Esposito që shënoi golin dhe më pas Asllani prodhoi asistin e Bastonit.
Pa harruar faktin që Inter-River Plate ka qenë dje me tempin e një ndeshje Brazil-Argjentinë, 90 minuta vrapim, 90 minuta luftë, 90 minuta duele fizike dhe një intensitet që ishte i çmendur, i çmendur. Asllani e mbajti këtë nivel duke shkëlqyer, nuk po kthente më topin mbrapa, gjithmonë e gjente korridorin për ta nisur aksionin përpara, nuk ishte i mërzitshëm dhe po i hynte dueleve fizike duke fituar edhe ato që e ka pikën e tij më të dobët.
Para disa kohësh në mediat italiane thuhej se Ricci i Torinos do të blihej nga Interi për të hequr qafe Asllanin. Sot mediat italiane thonë se Kristjan Asllani i Chivu është shumë më lartë se çdo lloj Ricci dhe niveli tjetër të këtij lojtari. Madje Calciomercato, media e njohur italiane shkoj edhe më larg duke thënë se tani Interi mund ta largojë pa shumë dhimbje koke Calhanoglu-n te Galatasarai, pasi Asllani po e zëvendëson denjësisht, ndërsa ka edhe një tjetër opsion si Susic.
Një Inter i ri i krijuar nga Chivu, ne e kishim thënë, fitorja e parë e një trajner nga ai paraardhës nuk vjen nga rezultati, por nga transformimi i një lojtari që dikur ka qenë në hije dhe duket se Chivu ka zgjedhur Asllanin. Të gjithë kërkojmë në jetë një Chivu, një njeri të tillë, për të zhbllokuar aftësitë tona dhe për të na ngritur vetbesimin në një pikë të tillë, sa ndoshta nuk do të njohim më as veten. Asllani nuk po njihet më në fushën e blertë, është Asllani i Chivu, jo i Inzaghi-t.
ore jeni ftofur komplet ju, po late name duke i bere furce ketij lepurushit... Ky eshte lojtar PATATINE, ke frike ta prekesh se fluturon si laraske... ah po, vec per nje gje keni te drejte, e qan organizimin e lojes duke kthyer ne 90 perqind te rasteve topat prapa... le njehere ai momenti kur luan si qendermbrojtes... aq i paafte eshte sa nuk ka bythe te futet ne driblim apo dyluftim me kundershtaret kur ka topin ne kontroll
Une kam qene gjithmone kritik ndaj Asllanit, por ne ndeshjen kunder River Plates, ai ka qene teper i vlefshem per Interin. Nese vazhdon keshtu do arrije vertet te jete nje lojtar shtylle per Interin. Ka vetem nje difekt qe duhet te punoje me shume per pregatitjen fizike, sidoqofte kunder argjentinasve te River Plates nuk kishte frike te hynte ne duele fizike dhe per cudi dilte shume here fitimtar. Duket qe Chivu ka riaktivizuar egon sportive te Asllanit, qe perseri ka kohe te behet protaganist i perhershem tek ekipi i Interit. I urojme qe te vazhdoje keshtu edhe ne ndeshjet e tjera.
Ne fakt i nderuar, ndeshjet e boterorit si kam pare, por kam pare ndeshjet e kombetares, dhe ky eshte lojtari me i dobet i kombetares, sipas meje. As te lojtar mbrojtes si Mitaj, nuk afrohet, saktesia e pasimevet e Mitaj eshte gati 100 perqind, gjithmone me topa perpara vertikalizime, ndihme te sulmit ne anesore etj. Mitaj psh, ka nje qetesi te admirueshme ne mbajtjen e topit, mes 2 futbollistesh se humb toruan dhe di gjithmone te beje zgjidhjen me te mire, ne ndihme te ekipit, kryesisht me topa perpara. Asllani pa iu afruar kundershtari kthen topat mbrapa dhe prish komplet befasine e nje sulmi apo kundersulmi. Po luaka mire ne boteror? Bukuri, por qeni i rraf nuk behet kurre. Ketu do jemi do vijne ndeshjet me kombetaren dhe do shikosh
I dashur mik, detyrat e nje mbrojtesi nuk jane ato te nje organizatori. Qe Asllani nuk ka bere ndonje loje te mire me kombetaren, ajo eshte e vertete, por a nuk me thua se kush nga kombetarja jone paska bere loje te mire ne menyre konstante? Mitaj ben perjashtim, por ekipin e ben kolektivi, jo nje lojtar i vetem. Nese flasim per kombetaren, per mendimin tim pergjegjesine kryesore e ka traineri qe edhe kur jemi ne avantazh e terheq ekipin ne mbrojtje. Harrove ndeshjen me Angline, qe ka qene nje turp i vertete? Fakt eshte se me perjashtime te rralla, lojtaret tane nuk kane minuta me ekipet e tyre. Kjo vlen edhe per Asllanin, i cili kur ishte tek Empoli ishte lojtar stabel, packa se ishte vetem 19 vjec. Tek Interi ka ngrohur stolin ne keto tre vjet me Inzagin. Nje lojtar qe nuk luan ne menyre konstante e humb konfidencen dhe besimin tek vetja.
Byrazer ke ngaterruar topin me koqe vet. Nacionalisti eshte per pula dhe furriqe me koqe ve, jo per futbollin. Mos e vra mendjen. Djali kushton miliona, ti vret mendjen per aftesit e tij.
Ore IDIOT, DEBIL e lexove artikullin!!!!!!! Nuk e ktheu topin asnjëherë mbrapa, më i miri në fushë,..... Lexoje artikullin me vëmendje jo me bythë. TRAP
????????
Pse ju duket habi. Asllani eshte lojtar I talentuar, mesfushor me te ardhme. Ai eshte nje nga lojtaret me te mire te ekipit tone kombetar se bashku me Qazim Lacin, Ylber Ramadanin dhe Nedim Bajramin. Interi nuk e mban kot. Por ekipi yne do akoma kohe te hatmonizohet dhe luaje ne grup. Ne nuk jemi as Brazili as Gjermania apo Spanja.
Jam dakort me shkrimin e jo me Nacionalistin. E kam pare te 3 ndeshjet ne botror. Me ka habitur, kenaqur dhe entusiazmuar. Bravo Asllani vazhdo keshtu...
As qe e luan topi .Kush i do te miren Kombetares Kuq e Zi ,duhet te hapi sy e tru e kuptoj ,se Nacionalisti thot nji te vertet. Te gjith i duam te miren bashkatdhetareve tane,si dhe Asllanit,kur ja themi ne sy te verteten ,ndryshe i fusim gishtin . Asllani duhet te kuptoj se ku qendron .Ne Kombetaren tone ,s'ka vend per "Futbolliste Lento" si Asllani i cili nqs nuk ben dicka per veten -rruga drejt deshtimit si futbolliste nuk do jet larg
Sipas rradakes time te vobekte Mitaj eshte lojtar klasi po ce do nuk na ka bekuar Zoti me nja 10 te tille .Inshallah Asllani merr minuta e na vjen ne forme kondra Serbise.