E konfirmuar, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me 'Final 4'

25 Qershor 2025, 21:45Sport TEMA
E konfirmuar, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me 'Final

Në punimet e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në FSHF është konfirmuar se skema “Final 4” do të vazhdojë të jetë aktive edhe për sezonin e ri.

Sipas përfaqësuesve të FSHF-së, kjo skemë ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe të ardhura për futbollin.

“Do të vazhdojmë me “Final 4” për konsolidimin si një produkt premio dhe si një platformë forcimi dhe komerciale”, theksoi Aldi Topçiu, drejtor në FSHF.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së, të përfaqësuar nga delegatët e tyre. Asnjë kundërshti nuk pati për vijimin e garës me këtë skemë, që në fund vendos katër skuadrat e renditura të parat gjatë sezonit të rregull, në një garë mes tyre në një mini-turne për të shpallur skuadrën kampione.

Lini një Përgjigje