Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në Stamboll! Por për të interes nuk ka Fenerbahçe këtë herë, por Beshiktashi.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka bërë paraqitje mjaft të mira në Superligën turke me Rizesporin dhe Fenerbahçen.
Në vazhdim ai pati eksperienca edhe në Serie A, e më pas në La Liga.
Ndërsa në sezonin që sapo u mbyll zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë me Majorkën, media turke Fanatikraporton se për të ka ardhur koha për t’u larguar nga Spanja.
Beshiktashi e vlerëson së tepërmi futbollistin dhe kërkon që ta sjellë atë në metropolin turk. Madje mes palëve kanë nisur bisedimet zyrtare.
Bardhezinjtë nga Stambolli e kanë futur në listën e dëshirave të tyre gjigantin nga Prizreni. Gjigandët turq duan të ndërtojnë një ekip konkurrues për kompeticionet evropiane.
Synimi i drejtuesve është që dyshja e sulmit të përbëhet nga Muriqi dhe sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrik Schick.
Edhe vetë sulmuesi 31-vjeçar nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u rikthyer në futbollin turk, pasi familja e tij ndihej si në shtëpi në këtë shtet.
Te Majorka ai u aktivizua për 3.5 vite, ku në total ka luajtur 118 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola, si edhe ka dhënë 11 asistime.
Majorka e lë të lirë futbollistin për shumën prej 5 milionë eurosh, shifër e përballueshme nga Beshiktashi.
Allahu ekbar , koqevaret nuk jetojne dot pa turqine ashtu si dhe peshku nuk jeton pa uje
Ky korraku kerkon te kthehet ke eterit e vet, nuk ja vlen te komentohet se cfare bejne turqit me turkoshaket, nuk eshte jalm per ne ne Shqiperi
Juve me siper ti hani k@rin shqiptareve, pasi si bytheqire qe jeni, ate te gjatin e keni shume merak. Ne Turqi, shqiptaret konsiderohen rrace superiore. Ata qe dine gjuhe turke e dine po ashtu se c'do me thene fjala "arnaut" si dhe proverbat qe jane ndertuar ne shekuj rreth kesaj fjale. Ne fund te fundit, cdo lojtar luan per para dhe nese Muriqi shkon ne Turqi, me siguri do shkoje per nje rroge shume me te madhe se sa merr ne Spanje.