Muçi në këmbim të produktit të Junajtid, Beshiktash projekton lëvizjen surpizuese

26 Qershor 2025, 12:32Sport TEMA
Muçi në këmbim të produktit të Junajtid, Beshiktash

E ardhmja e Ernest Muçit shfaqet larg Beshiktashit. Sulmuesi i Kombëtares është lidhur mjaft shpesh në ditët e fundit, për një rikthim të bujshëm te Legia e Varshavës.

Fillimisht mendohej me formulën e huazimit, por gjërat kanë ndryshuar tashmë. Beshiktash është i interesuar për Maksi Ojedele te Legia dhe Muçi mund të përfshihet në shkëmbim.

20-vjeçari polak luan në mesfushë dhe është produkt i akademisë së Mançester Junajtid. Në sezonin e parë te Legia ka spikatur me aftësistë e tij.

Te Beshiktash pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha për Muçin. Te 24-vjeçari u krijua një presion, kur e gjithë skuadra nuk bënte mirë. Beshiktash do të ketë disa ndryshime në ekip dhe zërat e bëjnë Muçin një prej tyre.

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Mucit nuk ia dijten vleren. Ai eshte mjaft i mire, po nuk u vleresua sidomos qe kur erdhi trajner ky kokerjepiri...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje