Foto Strakosha është një emër i njohur i futbollit shqiptar dhe ka lënë gjurmët e veta.
Portieri i cili luajti për Minatorin, Dinamon dhe më pas e vijoi karrierën në Greqi duke u shpallur kampion edhe me Olimpiakosin, mbrojti për rreth 15 vite portën e Kombëtares shqiptare. Në një intervistë për “tribalfootball”, Foto solli edhe njëherë ato kujtime, por gjithashtu foli edhe për Tomasin, Europianin dhe kthimin e djalit të tij portier tek AEK-u i Athinës.
“Sinqerisht, e kam të vështirë të ndaj momentet më të mira dhe më të vështira. U transferova në Greqi në fund të vitit 1990 dhe përvojat e mia me skuadrat atje ishin një përzierje sfidash dhe triumfesh. Te Pas Janina u njoha me futbollin grek dhe me nuancat e atij kampionati. Më vonë në Ethnikos luajta rregullisht dhe njerëzit filluan të më njihnin. Lëvizja ime tek Olimpiakos shënoi një kapitull të veçantë. Kalova katër vite atje, dhe në sezonin tim të fundit, fituam titullin kampion. Megjithatë, nuk po luaja rregullisht, kështu që kërkova të largohem. Më pas u bashkova me Panionosin dhe fitimi i Kupës së Greqisë me ta ishte i paharrueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat po ballafaqohej klubi dhe ekipi përballë i Lacios i udhëhequr nga i madhi Sven-Goran Eikson. Momente si këto përcaktojnë karrierën time”.
Si një nga skuadrat më ikonike në Greqi, Olimpiakosi zë një vend të veçantë në zemrën e Strakoshës. “Kam luajtur atje për katër vjet dhe ishte një nder i jashtëzakonshëm. Të përfaqësosh një klub kaq historik nuk është një arritje e vogël. Megjithatë, viti im i fundit ishte sfidues. Pas një ndeshjeje europiane, unë mbeta jashtë fushës për një periudhë të gjatë, gjë që ishte zhgënjyese pasi gjithmonë doja të luaja. Pavarësisht kësaj, fitimi i kampionatit pas disa vitesh pa titull ishte një moment krenarie. Edhe pse isha i lumtur për suksesin e ekipit, isha pak i zhgënjyer që nuk luajta më shumë.”
I pyetur për sulmuesit më të fortë me të cilët është përballur, Strakosha nuk hezitoi: “Kjo është një pyetje e vështirë. Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të mëdhenj, por do të veçoja Hristo Stoiçkov. Ai shënoi një gol kundër meje në Shqipëri me aq fuqi sa topin e pashë vetëm në rrjetë. Në Greqi, Shishtov Varzhika i Panathinaikos ishte tepër i paparashikueshëm. Në Shqipëri spikatën edhe lojtarë si Sokol Kushta, Ben Minga, Agustin Kola dhe Ylli Shehu”.
Foto më vonë ndoqi rrugën e trajnerit, duke marrë rol në ekipin kombëtar shqiptar të moshës U-19 dhe si trajner portierësh në Olimpiakos: “Më pëlqente shumë stërvitja. Ishte e natyrshme të përcillja njohuritë që mora ndër vite. Koha ime me ekipin U-19 ishte veçanërisht shpërblyese. Kam punuar me lojtarë të rinj me pasion dhe përkushtim. Megjithatë, vendosa të tërhiqem për arsye familjare. Djali im Tomas ishte larguar nga shtëpia që kur ishte 16 vjeç dhe unë doja të kaloja më shumë kohë me familjen time. Ndonjëherë, prioritetet personale i tejkalojnë ambiciet profesionale.”
Një legjendë e vërtetë e futbollit shqiptar, Strakosha përfaqësoi kombëtaren për 15 vite, shpesh duke mbajtur shiritin e kapitenit. “Të flasësh për Kombëtaren më ngjall gjithmonë emocione. Jam krenar për atë që kemi arritur, por gjithashtu ndjej se mund të kishim bërë më shumë duke pasur parasysh talentin që kishim. Koha ime me ekipin kombëtar më dha kujtime të paharrueshme. Disa nga pikat kryesore përfshijnë fitoren tonë të parë jashtë fushe kundër Moldavisë, duke mundur Rusinë 3-1 në ditëlindjen time dhe, natyrisht, mposhtjen e kampionëve në fuqi të Europës, Greqisë, në 2004. Këto momente më kujtojnë pse futbolli është kaq i veçantë.”
Strakosha u ndal pak më gjatë te fitorja e vitit 2004 kundër Greqisë: “Ajo lojë ishte veçanërisht stresuese për mua, duke pasur parasysh karrierën time në Greqi. Por ne treguam se Shqipëria kishte lojtarë cilësorë dhe mund të konkurronte në një nivel të lartë. Ishte një moment krenarie për të gjithë ne dhe tifozët tanë”.
“Ai kualifikim ishte një arritje monumentale, aq më tepër që ne përfunduam të parët në grup. Është një dëshmi e talentit në ekipin tonë dhe punës që Silvinjo ka bërë për të krijuar një ekip të fortë. Unë besoj në shprehjen, ‘Një për të gjithë dhe të gjithë për një’. Nëse qëndrojmë të bashkuar, do të arrijmë gjëra të mëdha”. Ndërkohë për paraqitjen e djalit të tij në Europian dhe transferimin tek AEK, Foto tha: “Si babai i tij, natyrshëm jam kërkues. Mendoj se Tomas bëri mirë, por unë gjithmonë e shtyj atë të bëjë më mirë. Kalimi i tij në AEK është një hap i mirë. Ai është i lumtur atje dhe klubi ka ambicie të larta. Shpresoj që ai të vazhdojë të rritet dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera. Kampionati grek ka tërhequr gjithmonë lojtarë të mëdhenj si Rivaldo, Marselo, Hames Rodriges dhe ky sezon nuk ka qenë ndryshe. Me bashkimin e yjeve si Martial dhe Lamela, niveli do të përmirësohet. Sa i përket Shqipërisë, unë besoj në brezin aktual të lojtarëve. Ata kanë talentin për të arritur më shumë dhe për të na bërë krenarë”, përfundoi ish-portieri i Kombëtares shqiptare.
Respekte per Foton, asnjehere nuk e ka fshehur krenarine që eshte shqiptar, dhe per çfar i ka dhene futbollit.
Sylvinjo esht trajneri ne budalla qe ka oasur Kombetarja jone , Ai nuk di te bej nje nderrim , esht komplet injorant futbolli . Por ia fat se keta cunat tane jane lojtare te mire deri diku, Te kishim ndonje trajner tjeter do ishim tamam pretendente per kualifikim
Respekte Foto.
Duhet thene se Foto Strakosha ka qene nje futbollist me kembe ne toke dhe i perkushtuar sa here qe luante. Nderime per kete njeri qe gjithmone e kangritur lart emrin shqiptar dhe si baba ka rritur nje djale si Tomasi. Jete te gjate Foto dhe shendet.
Edhe i biri i Fotos shum portier i mire eshte . Ne Kombetare ai loz shkelqyer
Kur perfaqeson Kombin,duhet te kesh ndjesin e sakrifices per ti dhen gjthcka nga vetja.... nuk jam i bindur ne se Strakosha i dha apo i mori Kombit ?! Mos harroni akuzen e Rudi Vates,ne TV para shum vitesh se Strakosha shiste ndeshjet,dhe i kishte ber edhe Vates nje kerkes te till ! U la per tu ber nje ballafaqim per akuzen e Vates ,por tensionet u ulen dhe ballafaqimi nuk ndodhi !