Liverpool futet në librin e zi të Champions, kapiteni Henderson i shkatërruar: Nuk durohet kjo...

22 Shkurt 2023, 09:57Sport TEMA

Liverpool futet në librin e zi të Champions, kapiteni Henderson i

Reali i Madridit tregoi edhe një pse është klubi më i madh në botë me 14 Champions në palmaresin e tij. Klubi mbretëror spanjoll, edhe pse pësoi dy gola pa u mbushur çerek ore në “Anfield”, përballë finalistit të sezonit të kaluar (të cilin e mposhti në finale), tregoi forcën që e karakterizon, jo thjesht duke përmbysur rezultatin (2-5), por duke i thënë një “shuplakë” skuadrës së Jurgen Kloppit.

Asgjë më pak se e pabesueshme ajo që pamë në Anfield… Një situatë më unike sesa e rrallë: është hera e parë, në fakt, në historinë e turneut që një ekip përpara me dy gola përfundon duke humbur me një diferencë prej tre te tillash (2-5)

Karim Benzema gjithnjë e më shumë thyen rekorde. Sulmuesi i Real Madridit me dygolin e mbrëmjes së sotme ndaj Liverpoolit arriti në 6 gola ndaj Reds, më shumë se çdo lojtar tjetër në Champions League. Francezi ka shënuar 4 gola në Anfield, më shumë se kushdo tjetër në kompeticion.

Mesfushori dhe kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson komentoi për BT Sport për fitoren 5-2 të Real Madridit në Anfield: “Është e vështirë të përmblidhet loja, është shumë e vështirë. Jam i frustruar, luajtëm mirë në pjesën e parë, por bëmë gjithashtu shumë gabime dhe ne u ndëshkuam.

Real Madrid ka shumë cilësi, por sonte nuk e ndihmuam njëri-tjetrin. Nuk jam i sigurt nëse ishte faulli i 3-2, atëherë loja na rrëshqiti dhe është e vështirë që unë të vij këtu dhe të flasim. Kemi krijuar shumë probleme për veten tonë, është e vështirë të durojmë. Ne ishim të pafat që u barazuam, te 2-0 ishte një mundësi e madhe.”

Lini një Përgjigje