Lorik Cana: Tirana ka investuar për sportin, titulli “Qyteti Evropian i Sportit” i jep vëmendje më të madhe

21 Shkurt 2023, 14:34Sport TEMA

Lorik Cana: Tirana ka investuar për sportin, titulli “Qyteti Evropian

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana përgëzon Tiranën për titullin “Qyteti Evropian i Sportit”.

Në një intervistë televizive në TCH, kapiteni që çoi Shqipërinë për herë të parë në një Kampionat Evropian, thekson se, Tirana ka investuar për sportin dhe titulli është një mundësi e shkëlqyer për masivizimin e sportit.

“Fakti që Tirana është “Qyteti Evropian i Sportit” i jep një vëmendje më të madhe Tiranës në përgjithësi, por kjo jep një përgjegjësi për të investuar në sport. Sigurisht që sporti ka qenë diçka që i ka dhënë jashtëzakonisht shumë shoqërisë sonë, vendit tonë duke e promovuar Shqipërinë në mënyrën më të jashtëzakonshme. Por mbi të gjitha ai duhet të shihet si një mjet për të investuar në shoqërinë tonë, për shëndetin mendor dhe shëndetin fizik dhe vlerat e sportit janë vlera të cilat I shërbejnë kujtdo, sportist ose jo”, ka deklaruar ish kapiteni i Kombëtares.

Lorik Cana ka bërë thirrje që ky vit ku Tirana është Qyteti Evropian i Sportit të lërë një trashëgimi dhe të përfshijë në sport të gjithë shoqërinë.

3 Komente

  1. S
    Semi

    Tirana qytet I sportiv!!! Kte vij jane dhe nja 30 qytete...shumica me 3 mije banore.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Ndjen keqardhje ku personaliteti si Lorik Cana i bejne fresk Erjonit. Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne Bote qe nuk ka nje stadim me piste Olimpike Vrapimi, nje e tille qe ishte e shkaterroj Ed Droga duke bere stadium pa piste por me HOTEL. Te tjerat jane furce me boje te skaduar, per ndonje perfitim qe i jep kucovari Lali Plehra.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Për cilin sport e keni fjalen ? Per hudhje shurre me kallom ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje