Është lideri i ekipit më në formë në Europë, Amir Rrahmanin e rreshtojnë si më të mirin në Itali

21 Shkurt 2023, 14:03Sport TEMA

Është lideri i ekipit më në formë në Europë,

Amir Rrahmani po kalon një sezon fantastik me Napolin teksa titullin kampion e kanë në “xhep” pasi janë plot 15 pikë larg Interit të vendit të dytë ndërsa kanë mbetur edhe 16 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Rruga është ende e gjatë por nga java në javë, napoletanët “shtypin” këdo që i del përpara.

Mbrojtësi kosovar është kthyer në një lider pas largimit të Koulibaly duke patur një rritje të konsiderueshme të nivelit të lojës dhe për trajnerin Spalletti është shumë i rëndësishëm pasi ai flet gjatë gjithë kohës në fushë duke inkurajuar dhe udhëzuar shokët e ekipit.

Paraqitja e fundit në fitoren e Napolit 0-2 në transfertë me Sassuolon është vlerësuar makismalisht nga SofaScore teks e ka bërë 28-vjeçarin pjesë të formacionit të javës me notën 8.1, më i miri në repartin defansiv.

Lini një Përgjigje