Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Neëcastle dhe u përzgjodh në formacionin e javës së Premier League, pavarësisht asaj humbje 1-3. Sulmuesi ndieu pak shqetësime në fundin e ndeshjes, por nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi sic thotë edhe vetë lojtari ndihet shumë mirë. Në një intervistë të fundit për faqjen e Burnley, Broja ka treguar se ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë.
“Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier League. është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri. Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita cdo ditë, cdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani.
Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim edhe nga aspekti psikologjik tani, jam shumë më mirë sesa më parë. Jam gati edhe për ndeshjen tjetër me Brighton, jam stili i sulmuesit që lumturohem kur shënoj, si cdo kush tjetër, por nuk dua vetëm këtë.
Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar. Tani jam rritur shumë në krahasim me më parë dhe ndihem më mirë”, tha Broja.
Burnly në vend të fundit dhe bie nga kategoria. Për çfarë je gati?
Kalama mbeti ky i shkreti. Gjynah. Koka dhe kembet e ketij nuk kane lidhje me njera tjetrën.
Hamdylylah ,forca dhe ruaju nga syri i keq djali .
Jam bere tifoz i teams ku luan Broja. Te uroj suksese! Nese do kemi ndonje futbollist klasi deri tani vetem ti i ke keto te dhena.
Akoma bolet presin qe me I miri qe nga koha e Skenderbeut,te na beje vezen. Deri ne mars jam I bindur qe do pesoj nje demtim nuk ndjell ters,por ky ja sjell vetes. Nuk kuptoje akoma kete entuziasmin e ketyre tifozeve analfabete ai nuk ka asnje kontribut keta I bien akoma legenit,ben nje ikje normale sa sju bie te fiket nga kenaqesia dhe e trumbetojne, duam golin o trapa nuk me duhen ikjet ne mesfushe aty ku bie dhe I thyen kercinjte.