Hugo Orlando Gatti, legjenda e Boca Juniors, sulmoi Lionel Messin, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në një intervistë për La Nacion:
“Nuk është se më bezdis, por ka luajtur një futboll të lehtë. E pashë në një ekip të Barcelona-s ku e lavdëronin për gjithçka, ku askush nuk i dha një shkelm…
“Ai kishte një ekip të madh duke luajtur për të. Ai mund të shkojë në Kupën e Botës 2026, por do të jetë një më pak për Argjentinën. Sot është problem, luan në MLS…”.
Megjithatë, ai ishte arkitekti i Kupës së Botës 2022 të fituar në Katar.
“Për mua arkitekti ishte Dibu Martinez, absolutisht. Të gjithë duhet të puthin b***** e tij. Ai fitoi gjithçka, gjithçka. Ai është i gjatë, i madh, i shkathët, ka lëvizjet e një 20 vjeçari. Ata as nuk i dhanë asnjë shkelm Messi-t, e lanë të luante dhe ashtu mund të luash gjithë ditën”.
“Maradona u godit për vdekje. Messi nuk ugodit. Dhe Diego u rrah, u rrëzua dhe u ngrit përsëri. Nëse prek Messin, ai qëndron në tokë”.
A preferoni Ronaldon para Messit?
“Të luash në Arabinë Saudite është më e vështirë, të gjithë luajnë, vrapojnë, të ‘vrasin’.
“Messi luajti për Barcelona-n, për Argjentinën, nuk ka kërkuar të luajë në vende të tjera dhe kishte mundësi”.
Gatti eshte vec nje ndyresire, fare pa tru dhe me nje shpirt te lige, me e lige se gruaja me e lige.
Messin e kane grire duke e prere nga kembet. Ky thjeshte kerkon kohe mediatike, per te bere ndonje qindarke.
Eshte me se e vertete kjo qe thote ky person. Messin e lene te luaje sipas qejfit te tij, askush nuk guxon ti fusi nje shkelm ose qofte dhe ta shtyje kur merr topin dhe kjo nuk eshte e qarte pse ndodh. Krahasoje kete person me Brojen psh kur i thyen kemben ose e terqiqnin zvarre nga mbrapa ose dhe me lojtare te tjere. E kam vene re kete gje shume kohe me pare.
Mesi mbetet Mesi.