Para se të bëhej drejtor i Milanit, me eksperiencën e bollshme në këtë rol te Lazio, Igli Tare ka folur për mënyrën e tij të punës, talentet që i shpëtuan nga duart dhe të ardhmen e këtij sporti.
Tare zbuloi se Lazio kishte qenë shumë pranë nënshkrimit me Khvicha Kvaratskhelia dhe Kim Min-jae, por transferimet nuk u realizuan për arsye të ndryshme. Në rastin e Kvara, kushtet nuk u plotësuan, ndërsa Kim u bllokua nga klubi i tij në Kinë. Gjithashtu, ai përmendi dështimet për të sjellë Javier Pastore dhe Edinson Cavani, duke thënë se këto ishin çështje momenti dhe vendimesh të klubit.
Nga transferimet që e bëjnë krenar, ai përmendi Gila, Keita Balde dhe Luiz Felipe, të cilët u zbuluan nga Lazio në kategori të ulëta dhe u bënë lojtarë të rëndësishëm. Tare vlerësoi gjithashtu Khéphren Thuram, duke thënë se ka potencial për t’u bërë një lojtar i madh.
Le ta fillojmë pikërisht nga Lazio. A e ndiqnit ende, pasi u larguat si drejtor?
Sigurisht. Në fillim isha pak i distancuar, por e vlerësoja punën e Baronit. Skuadra ishte në pjesën më të madhe ajo e sezonit pararendës dhe lojtarët e rinj po integroheshin mirë.
Ju keni qenë në Romë për gati 20 vite. Shumë goditje në merkato, por edhe ndonjë dështim. A ka ndonjë lojtar që mund ta kishit sjellë te Lazio, por nuk arritët?
Shumë. Një që më vjen në mendje është Kvara. E kishim pothuajse të mbyllur, por nuk u krijuan kushtet për ta finalizuar. Një tjetër është Kim, gjithçka ishte gati. Ai luante në Pekin dhe papritur klubi kinez vendosi të mos e shiste më. Po flas për gjëra që ndodhën të paktën dy vite para se ata të shkonin te Napoli.
A ndodhi e njëjta gjë me Javier Pastore?
Ishte një dëm i madh, sidomos sepse sapo kisha mbërritur te Lazio dhe mund të ishte goditja ime e parë. Përfshihej edhe brenda buxhetit të klubit. Fatkeqësisht, i besova personit të gabuar, një agjenti që më pas ia propozoi një ekipi tjetër dhe na e rrëmbyen. Një tjetër është Cavani…
Na tregoni më shumë mbi Cavani…
Nëse gjërat ndodhin në një mënyrë, gjithmonë ka një arsye pas tyre. Ne e kishim parë të parët Cavanin, por ai mori oferta më të rëndësishme. Ishte çështje momenti, por kjo mund të ndodhë.
Po ndonjë goditje për të cilën ndiheni krenar?
Eh… mund të përmend shumë. Nuk do të doja të bëja padrejtësi ndaj askujt, por do të thoja Gila, i marrë nga ekipi i dytë i Real Madrid, ose Keita Balde. Po ashtu edhe Luiz Felipe, i zbuluar në Serinë D braziliane.
Tani le të flasim për kampionatin. A ka ndonjë lojtar që ju ka impresionuar në Serie A?
A jam subjektiv nëse them Gila? Jo, pa shaka, për mua ai do të bëhet një mbrojtës i nivelit botëror. Ka cilësi të mëdha dhe po përmirësohet me ritme të shpejta. Një tjetër është Khéphren Thuram. Unë e pashë vite më parë, kur ishte ende adoleshent, por kishte cilësitë e një lojtari të madh. Do të bëhet i madh, duhet vetëm të jetë më i rrezikshëm në zonën e golit.
Flitet gjithnjë e më shumë për rolin e drejtorit sportiv dhe mënyrat e reja të merkatos…
Bota ecën përpara, evoluon, ashtu si edhe futbolli. Sidoqoftë, unë besoj se parimet e këtij profesioni mbeten të njëjta: syri dhe marrëdhëniet njerëzore. Për mua, kjo është baza. Pastaj, të shohësh shumë ndeshje, të kërkosh, të flasësh me djemtë dhe familjet e tyre. Është një punë brenda punës.
Me shqiptar e serb do me e bo Milanin o Tare. !? Unë jam tifoz me Milanin e Van Basten e Gulid,Barezit e Maldinit,e Donadonit dhe Rajkard... Po të them ,se Milan është ekip i krijuar për të qenë kampion i madh dhe jo për të qenë në mes të klasifikimit. E respektoj punën tënde tek Lazio,por nuk është e njëjta gjë,se ndaj Milanit të gjithë duan të fitojnë dhe luajnë fort dhe prandaj duhet ekip fitues dhe jo me lojtar te dores dytë,apo trajner si Alegri,që dikur rrinte me mendje të ftohtë në stol,ndërsa sot bërtet me zërin si fëmijë,që nuk 'i tremb' shumë lojtarët,se nuk ka shumë autoritet,se nuk është më dhe ai me personalitetin e dikurshëm. Milanit i duhet një trajner si Cappello,si Ancelotti,por edhe një si Mancini,apo dhe Gasperini. Gjithsesi Alegri është djalë i mirë,por a mjafton kjo për ta bërë Milanin kampion..!?
Po Tare si futbollist asnjehere nuk ka qene titullar por nje lojtar i rendomte qe luante na kategorine e dyte te Gjermanise dhe debitimi ne skuadren kombetare te Shqiperise ia rriti pak statusin dhe pari sida mini suksese ne karriere. Ky do te diskretitihet shume shpejti tek Milani sepse eshte nje klub me kerkesa shume me te larta se Lazio
Hajro Cini nuk eshte aspak dakord me ty,e takova ne Toronto dhe jate bisedës folem dhe për ty dhe me tha qe nga politika proza dhe diplomacia Muci eshte gjeni kurse nga futbolli nuk merr vesh fare eshte komplet rrot kari,te them drejtën u befasova nga menyra si te etiketoi.
Tek Brescia e Mazzones ishte TITULLAR, dhe Roberto Baggio e donte gjithnje ne fushe Iglin. Guardiola luante ne mesfushe dhe krosimet ne zone... "le prende tutte lui" thoshte Mazzone per Taren. Topat qe arrinin ne zone pra i kapte te gjithe Igli. Por dukesh qe ja fut kot, se s'paske ndjekur fare Taren kur luante.