Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Estadi Ciutat de València para ndeshjes miqësore me Ukrainën.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike të fokusuar më shumë në aspektet taktike të lojës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur sot për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor u konkludua se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen e nesërme dhe humb kështu miqësoren me Ukrainën.
Ndërsa, mesfushori Jasir Asani ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer me grupin, duke zhvilluar stërvitje të plotë dhe është gati për sfidën e të martës.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.
Kombetare kurv pa interes do jet shkerdhat ai qe do shkoj ne stadium te shofi kta kurva lojtar pa gjak.
Vari mer trapin, per cfare do luajne? Per te na ngrit nervat me keq?
Ore dakort qe ne u zhgenjyem nga kombetarja jone sepse kishim shanc te fitonm. Humben dy raste te pastra dhe gaboi dy here portjeri. a jemi koshient per keto apo hajde te gjejme kush e ka fa fajin dhe tja fusim Silvinios??? nuk jam dakort me nderrimet qe beri Silvinio me shume vones,Muci dhe Broja por ky eshte maskarallek nga te gjithe ata te ashtuquajtur "eksperte futbolli" qe hane M*T nate e dite dhe nuk dine ku te kapen me trajnerin me te mire qe kemi patur dhe qe nuk do vije kurre nese iken.Ke presin keta Simone Inzaghin apo ke????? se kete qe shikojne endraa me sy hapur i genjen mendja per ndonje post drejtimi me kombetaren.Jane te gjithwe pyka ne diell.