Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata në një intervistë për “News24”, iu përgjigj edhe deklaratës së bërë nga Alban Bushi për djalin e tij, Roko Vata, duke theksuar se asnjë përfaqësues i FSHF-së nuk ka kontaktuar me të.
-Pak ditë më parë, Alban Bushi, trajneri i Shpresave, u shpreh se Federata ka kontaktuar me Rokon dhe disa talente të tjerë, a ka pasur realisht një ftesë konkrete për Rokon?
Unë Albanin e kam patur shok dhome kur Medin Zhega ishte trajner i Kombëtares. Shpesh herë Albani binte për të fjetur me një plan dhe zgjohej me ëndrra. Vetëm në ëndërr mund ta ketë parë. Nëse zyrtarisht një përfaqësues i FSHF-së ka kontaktuar me mua ose me agjentët e Rokos, sepse me djalin personalisht jam i sigurt që nuk i kanë kontaktuar. Nuk është e ndershme të gënjesh sepse bëhet fjalë për një situatë tepër delikate. Njerëzit që e kuptojnë se si është marrëdhënia ime me persona që kanë investuar në futbollin shqiptar që përpara 20 vitesh, duhet të kuptojnë që nuk ka mundësi që të kenë dëshirë që prezenca e Rudi Vatës të jetë afër ekipit kombëtar. Është e pamundur. Këta gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione sikur është kontaktuar Rudi Vata. Në jetën time akoma nuk kam kontaktuar me një përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për Rokon në formë zyrtare. Nëse Albani thotë që e kam pyetur Rudin si po shkon Roko? A po bën progres? Kjo është diçka tjetër sepse është një bisedë mes dy shokësh, por jo për të planifikuar diçka në lidhje me këtë situatë. Gazetarët nëse janë të interesuar të dinë të vërtetën duhet të kërkojnë fakte.
-Nëse do të kishte një ftesë zyrtare për Rokon, a do të pranonte Roko të luante për Shqipërinë?
-Nëse do të kishte do të diskutonim dhe ju do e merrnit vesh e para. Por unë po ju them që ka klane që nuk e kanë në interesin e tyre që Rudi Vata apo djali i Rudi Vatës të afrohet në Kombëtare. Sepse balancat mund të prishen dhe këto balancat nuk i duan të prishura, por duan ti kenë siç janë. Nuk po them Duka sepse nuk kam asgjë kundër atij, por ka njerëz afër tij që e dinë sesi funksionoj unë. Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet e tyre dhe kjo nuk mund të ndodhë. Në këtë mënyrë nxjerrin zhurmues që thonë është kontaktuar Vata. Janë gënjeshtra, fjalë boshe. Nëse dikush nxjerr një fakt unë nuk flas më për këtë situatë. Mënyra sesi i paraqesin gjërat është tipike sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri. Shqipëria është vendi i qokave dhe i gjobave. Ata që vendosin gjoba bëjnë qoka dhe e kundërta. Me mua nuk funksionon ky mentalitet. Këto mundohen ta zgjidhin më mënyrën “alla-shqiptarshe” në një kohë kur mentaliteti im dhe kultura ime ka 33 vite që është ndryshuar. Sepse kam ndërtuar një jetë në sisteme të rëndësishme. Mentaliteti im ka marrë një formë që unë nuk pajtohem me mentalitetin që kam pas sepse kam qenë gabim. Këta kanë jetuar në atë botë dhe vazhdojnë jetojnë. Ky është ndryshimi. Dikush beson te puna, dikush te djalli. Këta kujtojnë se me djallin ecim përpara ne.
Rudi ka qene nje fotbollist i mire , po per momentin po shet pordhe . E kam lexuar qe ka folur edhe here te tjera per djalin , po te mos hiqet sikur djali eshte pasuesi i Mesit dhe duhet qe ti luten ta sjelle me kombetaren shqiptare . Po qe se e ndjen vehten shqiptar , bujrum populli po dhe federata , do ta pershendese veprimin e tij .
Rudi Vata eshte njeri teper negativ, njeri qe ofendimin e ka pjesen baze te bisedes. Kurre mos ardhte as i biri, sepse ata do fusin ne sherr gjithe ekipin, dhe perfundimi dihet. Mos i kerkoni kurre te vije te lozi, do humbasim gjithe ekipin, do telendisemi ne fushe.
Rudo ! Ke qene nje nga lojtaret me te mire te mbrojtjes sone dhe ekipit tim te zemres "Dinamo". E kuptoj shqetsimin tend pet djalin dhe nese e meriton pse mos vije??por kam vere re qe shet shume pordhe dhe kjo nuk me pelqen. Nuk e di moshen e djalit tend por besoj qe nje dite do njoftohesh edhe ti edhe djali. Me sa me kujtohet disa vite me pare sikur ke thene qe Rocco ka zgjedhur Irlanden perpara Shqiperise apo gabohem???
Do te justifikoje mosdeshiren e tij per te lujtur djali i tij per Shqiperine
RUDI MUNDE TE KESHE TE DREJTE NE RASTIN E ALBANIT POR TI NUK KE PSE TE LLOGARISESH NE PUNET E FEDERATES IKU KOHA E MIKUT TI TJA DISHE PER NDERE BEJKUSHIT PER KARIEREN TENDE POR PER DJALIN KUR TA MERITOJ LERE MENTALITETIN TENDE SE NA BERE DHE ILIR METEN TIFOZ
Ik o oportunist dreqi,se eshte imjaftushem Duka per gjith ato matrapazlleqe qe behen aty!! Rri aty ku je se nuk e ndien kush mungesen as tenden as te tetbiri!!
Rudi me qafsh megjithemend e ke?
Ky eshte nje rrot kari vertet,i flet vehtes ne veten e trete,tipik per megallomanet budallenj. Nuk e duan Rudi Vaten ne FSHF se i shkaterron Rudi Vata,thot bolja per vehten e vet.
Ky "ish-futbollisti" sheh vetem "Luften e Klasave" si ne diktaturen komuniste (ku u rrit dhe mbijetoi)
Nuk besoj se nje trainer kombetareje,do pyesi shume Federaten. Trajneret e huaj e shohin ekipin tone kombetar si trampoline per te marre ekipe me te mira ne te ardhmen dhe te nxjerrin ca para me shume. Atij I intereson vetem emri I tij. Nuk do tia dije as per kryetarin e FSHF as per njeri atje. Rudi! Nuk pyet njeri per qoka dhe inate.Halli eshte paraja dhe emri si trainer. Suksesi eshte I pari
Ka ndyshuar mentalitetin kodoshi eshte njeri tjeter jo ai hajduti ordiner qe vidhte neper supermarkete kur dilnin jashte me kombetaren. Ti nuk je gje tjeter vecse nje bisht qeni cfaredo qe te thuash e te besh. Bravo te qofte se degjohesh keshtu funksionojne gjerat ne kete vend kur ata qe realisht i kane te dyja dhe lojtar dhe njeri heshtin dhe skenen e marrin mashtruset si puna jote.