Kombëtarja shqiptare u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një ndeshje mjaft pozitive, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot t’i bënin “ballë” Harry Kane.
Pas kësaj disfate ka folur për mediat Arbër Hoxha. Sulmuesi bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe mjaft i zhgënjyer është për rezultatin.
“ Në bazë të paraqitjes nuk e meritonin të humbin. Kemi luajtur shumë mirë, patëm mundësi të shënonim, por nuk ia dolëm. Harry Kane arriti të shfrytëzonte shumë mirë dhe shënoi.
Jam munduar të bëj më të mirën në lojën 1-1 dhe nuk e kam menduar të shënoj unë apo jo. E rëndësishme ishte të bënim mirë të gjithë si skuadër.
Ishalla vazhdoj me këtë ritëm dhe të ndihmoj Kombëtaren gjithmonë, shumë e më shumë.
Unë nuk e pash që ishte aty Bellingam, i cili erdhi dhe bëri sparkatë. Ky është niveli i një futbollisti të madh”, ka theksuar Hoxha.
Je top , nuk ishin anglezet me mire se ty , shpesh here loz rôle te rendesishem menaxheri , vendi nga vjen dhe média, ndaj je me i miri ...suksese
Anglia ne cdo Boteror ka hyre pa patur problem, por kur kane luajtur ne trofete e Kupes se Botes jane larguar me bishtin ne shalle duke marre vetem kritika dhe te shara nga tifozet e saj, keshtu do tte ndodhe edhe ne 2026 ne Kupene Botes ne Amerike-Kanada dhe Meksike.Te cudit fakti qe ne Meksike nga 1970 e deri me 2026 jane luajtur duy Boterore ky eshte i treti a thua futbolli eshte shpikur nga Azteket ku luanin me topa muti, ndersa ne Angli mbahet mend Boterori i vitit te larget 1966 ku edhe e fituan 4-2 me loje shtese kunder Gjermanise Perendimore.