“Nuk duhet ta vuajë Calhanoglu”! De Biazi i jep një dorë Kristjan Asllanit në Itali: Lojtari i rëndësishëm për Interin

27 Nëntor 2024, 18:00Sport TEMA
“Nuk duhet ta vuajë Calhanoglu”! De Biazi i jep një

De Biazi ka dhënë një intervistë së fundmi në mediat italiane, atje ku është pyetur edhe sa i përket Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar has shpesh kritika të mëdha tek tifozët e Interit, teksa për shkak të konkurrencës së madhe dhe minutave të limituara, Asllani duhet të spikas në çdo moment kur e ka topin në zotërim dhe kjo e vendos në presion të madh. Megjithatë De Biazi ka thënë fjalët më të mira për Asllanin duke i dhënë një dorë imazhit të tij në media.

“Kristjani është një djalë që e njoh, ka cilësi shumë të mira dhe është në një fazë të rëndësishme të hapit tjetër.

Ai ka ende vend për përmirësim, kështu që mendoj se me siguri do të jetë një pjesë e rëndësishme në organizimin e lojës së Inzaghit. Sigurisht që përballë ka një nga lojtarët më të mirë në nivel evropian (Calhanoglu), por nuk duhet të vuajë për këtë. Ju mësoni nga të mirët, kështu që mendoj se Kristjani do të ketë shumë mundësi për të treguar vlerën e tij edhe brenda Interit”, tha De Biazi. 

2 Komente

  1. M
    Meti

    Kristiani ben mire ta lerë Interin qe eshte nje skuader e nivelit te larte dhe te aktivizohet ne nje skuader me nivel pak me te ulet, sepse te gjitha skuadrat e Seria A jane italiane dhe niveli i futbollit italian eshte i larte ne Europe. Nuk humbet gje, te shkelqeje pak me poshte dhe do te jete Interi apo nje tjeter i nivelit te larte qe do ta kerkoje. Nuk mund te ngrihesh lart me ato pak minuta qe luan Kristiani, synimi eshte te luash çdo ndeshje 90 minuta., jo te lutesh kur po semuret nji titullar qe ta zevendesoj e te luaj une.

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5

      Xhani, edhe nje here si nje here.Heren e fundit e ndezem. Silvinjo eshte djale i mire po na duhet nje trajner me shpirt!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje