Nuk realizohet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo eleminohet në Play Off

28 Gusht 2025, 22:49Sport TEMA
Nuk realizohet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo

Dinamo është eleminuar në fazën Play Off të Conference League.  Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, dinamovitët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Jagiellionas në Arenën Kombëtare.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë nuk pati gol. Në pjesën e dytë, Dejvi Bregu “zgjoi” shpresën e ekipit të Dajës, por vetëm përkohësisht, pasi Rallis i dha fund një herë e mirë dilemave sado të vogla për kualifikimin. Dinamo, pas një rrugëtimi pozitiv, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të provojë sërish vitin tjetër.

Në këtë kompeticion në grupe do shkojë ekipi i Dritës, me ekipin dardan që eleminoi Differedange.

Shkëndija u eleminua nga bullgarët e Ludogorets në Europa League, por gjithsesi do luajë në grupet e Conference League.

1 Komente

  1. t
    taku

    Te shofim ate presidentin a do e mbaje premtimin qe kishte bere kontrate 30 vjecare me trajnerin apo do I kete dale pija

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje