“Profecia” e Olsi Ramës për rënien drastike të tifozëve në derbin e kryeqytetit

8 Shkurt 2025, 12:31Sport TEMA
“Profecia” e Olsi Ramës për rënien drastike të

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, dikur eventi më i zjarrtë i futbollit shqiptar, po humb shkëlqimin dhe interesin e tifozëve.

Dy përballjet e para të këtij sezoni mes dy rivalëve kryesorë të kryeqytetit kanë regjistruar një rënie të ndjeshme të numrit të spektatorëve.

Të dyja ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Air Albania” panë shkallët e tij të mbushura vetëm në katin e parë, një skenë ndryshe nga vitet e kaluara kur ky stadium mbushej plotësisht.

Degradimi i atmosferës dhe largimi i tifozëve nuk erdhi papritur.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, e kishte paralajmëruar këtë situatë, duke theksuar se nëse gjërat nuk ndryshojnë, numri i tifozëve do të vijë në rënie.

Sot, fjalët e tij janë bërë realitet.

Për herë të parë, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, i cili ka një kapacitet prej rreth 4500 vendesh, shumë më i vogël se “Air Albania”.

Ky fakt tregon qartë se interesi për këtë përballje të madhe është në rënie të lirë, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e këtij rivaliteti historik. (TemA)

3 Komente

  1. N
    Na myten

    E katandisen me keq se nje ndeshje lagjesh. Si gjithmone ky "profeti" i Tufinës dhe mjeshtrat e tjere te basteve me ne krye Dukën e Final-Four nuk kane faj. Fajin e kane tifozet. Por si thote vllai i këtij eshte ceshtje Oferte-kerkese. Ofroni ndeshje muti kët tifozeri do keni.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Humje madhe , jam emocionuar pa mase…

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifoz

        Une si tifoz i Partizanit deri ne vitin 1993 se me be pas Partizani u be ekip lagjesh , si mundet te shkojne be stadium ne pa kete Partizan , eshte ofenfim ne c shku ne stadium me pa keta amatore .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje