Pse mungoi Ronaldo në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij?

5 Korrik 2025, 17:28Sport TEMA
Pse mungoi Ronaldo në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të

Funerali i Diogo Jotës dhe Andre Silvës pa qindra personalitete të futbollit të merrnin pjesë në Gondomar. 

Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Kristiano Ronaldos.

Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot. 

Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale.

Gazetari Antonio Ribeiro Cristovao tha se, si kapiten i kombëtares, shumëkush priste praninë e tij.

Por sipas The Mirror, arsyeja pse Ronaldo mungoi në funeral ka qenë dëshira për të mos e tërhequr vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja e familjes. 

Raportohet se Ronaldo nuk donte që prania e tij në qytetin e vogël të Gondomarit të errësonte lamtumirën për Jotën dhe vëllain e tij. Ai ka qëndruar larg vëmendjes publike ditët e fundit, i rrethuar nga familja.

Funerali i përbashkët i Jotës dhe Silvës ka qenë ngjarje publike dhe shumë e komentuar në rrjetet sociale. 

Përveç Ronaldo-s, në ceremoninë mortore ishin të pranishëm figura të njohura si Virgil van Dijk, Andy Robertson, Bruno Fernandes dhe Ruben Neves – shumë prej të cilëve kishin marrë pjesë në dasmën e Jotës me Rute Cardoso vetëm dy javë më parë në Porto.

Liverpool sakaq ka konfirmuar se do ta nderojë kontratën e mbetur të Jotës, duke garantuar mbështetje për familjen e tij. Sulmuesi i ndjerë kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me klubin nga Anfield.

10 Komente

  1. T
    Tomy

    Kush I ka thene ketij qe eshte kaq I rendesishem?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rolandua

      ….vetja e tij ……

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cudia

      Bota ka arritur në më të pamenduarën... Ronaldo ka të drejtë megjithëse mund të mos pëlqehet si veprim. Tashmë është e vërtetuar që njerëzit dhe gazetarët kanë kaluar çdo normë të mirësjelljes.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kohet kane ndryshuar

        Çudia je i sakte.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tifozi

          Te jeni te sigurte se askush nuk do perqendronte vemendjen tek Ronaldo. E verteta me e mundshme eshte se ai ishte me pushime dhe nuk e luante dot bythen qe ti hipte avjonit personal dhe te bente detyren si kapiteni i ekipit kombetar portuges ndaj nje shoku te skuadres per ti bere nderet e fundit.

          Përgjigjjuni
      2. T
        TIRONA

        Even So kjo eshte johumane,bile pak rrjedhje trush!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlonjati

          Turp ti vije ,nuk i pershtatet ronaldos ky akt jo human

          Përgjigjjuni
          1. B
            Birishi

            Tomy idioti kur nuk e njeh mos ha mut ,

            Përgjigjjuni
            1. S
              Santiago €$kili

              RIP Jota , por e kanë fajin miliona eurot që marin kot futbollistat sot , kur shumica e popullatës botërore skanë lekë të mbushin barkun me bukë. Me dhjetra miliona familje në Evropë çojnë kalamaqtë qē nga mosha buzëqumështit nëpër fusha mbrëmjeve apo fundjavave duke shpresuar që të bëhen si Ronaldo dhe të nxjerin lekët lehtësisht , pa marë parasysh që ajo mund të mos jetë zgjedhja e fëmijës , se fëmija nuk zgjedh dot në atë moshë. Ngelen pastaj spitalet pa infermierë, pa doktorë, shkollat pa mësues, kompanitë pa elèktriçistē , hidraulikē , muratorë, etj etj se dalin të 'shkolluarit' me top në dorē dhe mëndjen për top.

              Përgjigjjuni
              1. j
                joel shkodra

                Santiago ke te drejte, por duhet ta dish se ata futbolliste qe paguhen me miliona i sjellin klubit fitime shume me teper se sa marrin.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje