Reali i Madridit “hipotekon” titulline e La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.
Një përballje emocionuese dhe spektakolare në “Bernabeu”, ku u shënuan disa episode që sigurisht do të pasohen me polemika, si rasti I pretendimit të një goli nga Barcelona, por që nuk u konfirmua nga VAR se topi e kishte kaluar vijën fatale, apo momenti i penalltisë së fituar nga Lucas Vasquez.
Shënuan të parët “blaugranat” me Christensen, më pas barazoi Vinicius me penallti.
Në pjesën e dytë shënoi Fermin golin e 1-2, por Reali u kundërpërgjigj me Lucas Vasquez dhe Bellingham në kohën shtesë.
vetem keta te barces dhe Juvja ne Itali vazhdojne te bejne polemika edhe tani ne epoken e VAR
O Jorgji po mire vari i ka zgjidhur gjerat?Shikon cfare arbitrimi ndodh ku ai eshte komplet i njeanshem ne rastn e penaltis?Jorgji ne se je tifos eshte tjeter histori por kur ben ligjin ne Evrope spanjollet si llogarit fare.
Anti, kundër anti! Skuadra jote ka pësuar shtatë gola për tre ditë pasi qe kishte kaluar e para në avantazh, ti mëresh me arbitrat???
Po pikerisht prej atyre golave merrem me arbitrimin sepse ka gjykim me dy standarte njerin e fal tjetrin e demton.Gol dhe penallti e pa dhene Barces dhe penallti qesharake per Real cfare duhet me teper per te folur per favorizim?
Nuk llogarit spanjollet ne Europe? Po cfare thua, o Anti? Reali ka fituar 14 here championsin deri me sot.