Dikush duhet të sakrifikohet, Milan nxjerr në shitje mbrojtësin

20 Prill 2024, 19:22Sport TEMA
Dikush duhet të sakrifikohet, Milan nxjerr në shitje mbrojtësin

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton e ardhshme, teksa një nga repartet që mund të ketë lëvizje është mbrojtja.

Për kuqezinjtë me statusin e të paprekshimit është vetëm dyshja Tomori dhe Kalulu, teksa ai që pritet të sakrifikohet është Malick Thiaw. Për mbrojtësin ka pëlqim nga Premier League dhe Milani po mendon të dalë me shumë fitim duke qenë se e transferoi në verën e vitit 2022 nga Schalke 04 për vetëm tetë milionë euro.

Në këtë sezon, mes kampionatit, kupës dhe kompeticioneve europiane, Thiaw është aktivizuar në 26 ndeshje me Milanin duke dhuruar vetëm një asist.

Lini një Përgjigje