Parashikimi i “Opta-s”, “zbulohen” finalistët dhe fituesi i Champions League

19 Prill 2024, 16:05Sport TEMA
Parashikimi i “Opta-s”, “zbulohen” finalistët dhe

Kush do ta fitojë Champions League 2023-2024? Kush do ta pasojë Manchester City-n?

Pas përfundimit të fazës së çerekfinaleve, ku triumfuan Real Madrid, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, “Opta” ka bërë disa parashikime të reja.

Deri më sot, sipas kompanisë së specializuar në statistikat e futbollit, Real Madrid është skuadra favorite me 39% për të fituar trofeu e Champions League për të 15-ën herë në histori dhe me 66% do të kalojë në turin tjetër duke eliminuar Bayern Munich-un në gjysmëfinale.

Sipas “Opta-s” në finale përballë Real Madrid-it pritet të jetë skuadra e Paris Saint-Germain, me francezët që shihen si 27% mundësi për të marrë trofeun e Champions-it, ndërkohë ka 60% shanse për të eliminuar Borussia Dortmund-in në gjysmëfinale.

Ndërkohë dy skuadrat gjermane shihen si më të dobëta, me Bayern Munich që ka 17% shanse për të triumfuar në këtë kompeticion, teksa Borussia Dortmund ka 16% mundësi, por nga ana tjetër, mes tyre “verdhezinjtë” kanë më shumë shanse për të shkuar në finale e “Wembley-t”.

4 Komente

  1. K
    Kapterri

    Çfare parashikimi?Keshtu e parashikon e gjithe bota.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi i Hajdukut

      Boll me keto fallxhore ,para dy javesh ju thate se kampion del Manchester Sity , nuk ju del prap e pastaj do fallxhoni per bitin tjeter . per Manchesterin thate 70 perqind per Barcelonen 50 perqind , te dyja iken per lesh

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramut bolja

        Ahahaa ça parashikimi ,asnjerit si kishte vajt mendja.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Triumfi

          OPTA sikur kish parashikuar dhe eleminimin e Bayernit dhe triumfin e Arsenalit .....vec sikur nuk e kish pyetur nje here OPTAJoshua Kimich me gjuajtjen me koke predhe ....edhe nje here , Reali nuk ka asnje shanc te kualifikohet perballe Bavarezeve .....dhe finalja do te jete ajo e vitit 2020 ...me tej nuk shkoj , ne finale ndodh cdo gje ....jane te shumta rastet qe favoriti te jete mundur .....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje