Në stol dhe tribunë, ja lojtarët e Kombëtares që nuk po luajnë

18 Prill 2024, 19:53Sport TEMA
Në stol dhe tribunë, ja lojtarët e Kombëtares që nuk po

Shqetësuese është ajo që po ndodh me disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare në këto javët e fundit me klubet e tyre respektive.

Jo të gjithë po kalojnë momente të mira, por ka edhe nga ata të cilët ndodhen në vështirësi sa i përket aktivizimit, i cili është shumë i rëndësishëm për formën e tyre përpara “Euro 2024”.

BROJA – ASANI – Tashmë dihet situata e Armando Brojës në Angli, ku sulmuesi ndodhet mes tribunës dhe maksimumi 10 minuta aktivizim nga trajneri Silva i Fulhamit. Por, Broja nuk është i vetmi, pasi edhe Jasir Asani po përballet me një situatë disi të njëjtë.

I aktivizuar në fund para një jave, anësori kuqezi është lënë sërish jashtë ekipit këtë fundjavë, teksa Guangju është mposhtur për herën e pestë radhazi në kampionat. Asani ka humbur gjashtë ndeshje në vitin 2024 dhe janë 8 minutat që ka marrë gjithsej në Korenë e Jugut.

BAJRAMI – Duket disi i çuditshëm mosaktivizimi i Nedim Bajramit për Sasuolon në sfidën kundër Milanit, shtuar këtu edhe statistikat e fantazistit që është një “vrasës” ndaj të mëdhave, pasi u ka shënuar pothuajse të gjithave.

Megjithatë, pasi doli lojtari i ndeshjes me asist dhe gol një javë më parë me Salernitanën, kundër Milanit Bajrami e ndoqi nga stoli të gjithë takimin që përfundoi 3-3. Mesfushori i Kombëtares këtë sezon, edhe pse ka luajtur 25 ndeshje në kampionat duke arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë po aq, minutat që ka marrë nuk janë brenda pritshmërive.

MITAJ – Të gjithë i pamë cilësitë e Mario Mitajt gjatë ndeshjeve kualifikuese me Kombëtaren, por edhe performanca në miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Gjithsesi, Mitaj në tri ndeshjet e fundit me Lokomotivën e Moskës në Rusi është preferuar të qëndrojë në stol dhe të aktivizohet respektivisht 26, 11 dhe 9 minuta.

5 Komente

  1. j
    jevgu

    Deo Meo Silvinjo Po e kalum neshjen e par me italjont ke shonc me spanjen

    1. F
      Futbollisti

      Kështu është kur i fryni me pompë nga bytha...... . I bëni të gjithë Mesi dhe Ronaldo, apo Roberto Karlos......

      1. V
        VAR-i nga Vaqarri

        Po unë po luaj në superioren e Aftganistanit pafundësisht,pa pik ndërprerje dhe jam golshënues i jashtzakonshëm me 35 gola deri 40 gola për tre sezone. Pse nuk më merrni mër mua,se futbolli me dy këmbë luhet gjithandej..!? Këto janë pislliqe që shkruhen çdo ditë për të justifikuar nesër lojtarët që do lihen jashtë. Por harrojnë plehrat se ne nuk e kemi luksin t'i lemë jashtë këta lojtar,ose më merrni mua që s'kam qenë asnjë minutë në stol.Ç'është kjo logjikë..!? Unë jam i bindur se s'jam niveli i tyre,prandaj do kavardisemi me ato që kemi ,laj e thaj. Nga ana tjetër psh lojtarët që luajnë në Itali ,të jeni të sigurt po penalizohen e sabotohen nga vet trajnerët italian,( si duket ndonjë sugjerim nga federata e tyre),sepse janë kundërshtar të kombtares së tyre.

        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

          Ketu ka konspiracion burra. E sigurt qe lojtaret tane qe luajne ne Itali nuk po i aktivizojne qellimisht qe ne ndeshjen e Europianit me Italine te jene jashte forme dhe te fitoje Italia.Me mire keta lojtare te vijne ne Shqiperi te luajne me Rrogozhinen.

          1. A
            Albtifoz

            Me mire te mos luajne, se na demtohen. Na duhen te fresket dhe plot me inat qe nuk i kane aktivizuar ne klubet e tyre. Keshtu motivohen me shume qe ne ndeshjet kunder Italise dhe Spanjes te rivendosin dhe biles te tejkalojne vleren e tyre. Problemi yne eshte mesfusha. Ekipi luan pa lidhje dhe ky do ishte celesi per te mundesuar shenimin e golave nga Broja apo Manaj. Muci duhet te futet ne formacion se eshte i vetmi me cilesite e nje lojtari mesfushor nr 10 qe mundet vertete furnizoje Brojen/Manaj. Te tjeret jane bjeri ti biem. Per mua, te dy, si Broja dhe Manaj duhen te jene ne formacionin a pare ne te njejten kohe. Te dy luajne si ne qender dhe ne krah, si ta doje puna. Nuk kemi lojtare me te mire se ta. Ti shfrytezojme.

            Lini një Përgjigje