“Na menduan të vdekur, por Reali nuk vdes kurrë” - Ançeloti shpjegon “autobusin” para porte: Ishte mënyra e vetme për ta mundur Man City, e vetmja...

18 Prill 2024, 10:02Sport TEMA
“Na menduan të vdekur, por Reali nuk vdes kurrë” -

Një ndeshje në kufijtë e së pabesueshmes ajo e çerekfinales së Champions League mes Man City dhe Real Madrid. Qytetarët luajtën futboll dhe dhuruan spektakël, por në fund ishin madrilenët, të cilët këtë herë nën drejtimin e italianit Anceloti luajtën si një ekip i “Serisë A” dhe kaluan në gjysmëfinale.

Rodrigo shënoi golin e parë në minutën e 12, ndërsa Kevin De Bryune barazoi në të 76. Kështu do të mbyllej koha rregullt, në shifrat 1-1, ndërsa edhe pas 30 minutave të shtesës nuk kishte ndryshime. Statistikat flisnin qartë për dominimin e anglezëve.

Man City kishte 64% mbajtje topi karshi 36% për Realin, 34-8 ishin gjuajtjet dhe 18-1 kornet e fituara gjatë 120 minutave loje. Në fund, në ruletën ruse ishte Reali që kaloi më tej. Pasi Modric humbi penalltinë, te ekipi i Guardiolës gaboi Bernardo Silva dhe Kovacic duke kaluar spanjollët më tej. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve të kësaj ndeshje:

Anceloti: “Ne zgjodhëm se kush do të ekzekutonte penalltitë. Të gjithë lojtarët donin që të gjuanin, Rudiger më befasoi më shumë.

Qëndruam në mbrojtje? Kjo ishte mënyra e vetme sesi mund të fitonim kundër Man City, mënyra e vetme. Mbrojtëm në një mënyrë spektakolare.

E nisëm mirë dhe më pas u mbrojtëm, vuajtëm, u kualifikuam. Mënduam të luanim ndryshe dhe kur kaluam para, u kthyem shumë në prapavijë dhe City kishte kontrollin, si gjithmonë.

Unë mendoj se u mbrojtëm shumë mirë. Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë”.

Rodri: “Të jem i sinqertë, unë kam parë sot në fushë vetëm një ekip”.

Pep Guardiola: “Nuk pendohem për asgjë, nuk pendohem për veprimet e marara në këtë ndeshje. Kemi luajtur në mënyrë mbreslënëse, në çdo minutë të kësaj ndeshje dhe fatkeqësisht nuk fituam.

Kemi krijuar kaq shumë mundësi për të fituar, por futbolli është shënimi i golit. Faleminderit shumë lojtarëve të mi, por për fatin e keq, Real Madridi është në gjysmëfinale dhe ne nuk jemi. Akanji, Haland dhe De Bryune më kërkuan që të largoheshin nga fusha, nuk mund të vazhdonin dot më.

Real Madridi është mbyllur prapa në mbrojtje, në thellësi, ka ndodhur edhe më parë kundër nesh. Duhej ta kishim mbyllur para kohe këtë ndeshje, para penalltive. Nuk ndodhi, kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam.

Por në këtë kompeticion, në këtë nivel, kështu luhet, me detaje të vogla. Në sporte të tjera do të kishim fituar me stastitika, por në futboll, ndodh kjo. Luajtëm si luajtëm, në mënyrë fantastike dhe nuk ia dolëm.

Dua të uroj Realin, kanë rezistuar deri në sekondën e fundit duke u mbrojtur. Ne bëmë pothuajse gjithçka dhe në fund një humbje e tillë dhemb, por çfarë mënyre fantastike për të humbur”.

13 Komente

  1. R
    Realisti

    Sity sot e beri Realin te vogel si Kamza. Po ç'ti besh ,fati sot ishte ne favor te Realit..!

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Nuk funksjonoj pjekurija e De Brune .Po te kishte shenuar ,kur u gjend dy here para portes , Anxheloti do fliste ndryshe . City me lojen qe beri dominoje ne cdo drejtim.Por ja qe ai topi qe eshte i rrubullak shkon atje ku nuk e beson .

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Ziko

        Edhe po te kishte shenuar Rudiger ne minuten e fundit, ndryshe do flisje dhe ti

        Përgjigjjuni
        1. a
          antipatrea

          Ziko : 18 : 1 Korner ... Me kë shikon ti ? Me atë pa xham ??? Reali është një nga klubet më të mëdha të Europës , dhe këtë s'e luan as topi ! Dje u zvogëlua si asnjëherë . Kjo s'ka të bëjë me atë në do të marri apo jo një trofe më shumë ... Dje luante Sity me Traktorin për ne që pamë ndeshjen ...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi .

            Dhe Brazili beri lojen ,ne 82 por Italia doli campione bote, I madhe ishte dhe Reali me Sanchez dhe Butragenio, por Milani i Sakit e beri ekip shum te vogel, keshtu qe perfundimi mbahet mend , si dhe Torres qe i dha Celsit cupen.

            Përgjigjjuni
      2. N
        Noci

        Mbrojtja e vjeter italiane" katenacio" ku shkojne tri here ne portet dhe shenojne nje gol.Sidoqofte njëra do te ikte,keshtu eshte fati i keq ku iken edhe me i miri

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare

          Po me Napolin dhe me Evertonin cfare beri ky trajner qe mburret me nje kualifikim penalltish dhe gjithe lojes me breke neper kembe?Gjynah te shoh nje ndeshje ku luan vetem nje skuader.Jam i bindur qe ky trajner nuk eshte ne vitin tjeter tek Real nuk eshte ky stili i madrileneve.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Reali eshte ekip i kupave, nuk gjunjezohen, luftojne deri ne fund. Pep Guardiola, Klope dhe Angelotti jane legjenda , traineret me te mire te gjithe kohrave, perfshi Ser Fergusson, edhe disa te tjere. Por keta trainer, e kane marre suksesin per dhjetra vite, me disa ekipe, kjo eshte fantastike. Pep Guardiola eshte traineri me i mire ne Bote. Ndeshja ishte shume e bukur, te jepte kenaqesi kur e shikoje ate perfeksion.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emil

            Nuk e keni kuptuar akoma përse fiton gjithmonë Reali i Madridit në Champions? Ka një fat të çmendur..... Këtij fati të cmendur i dilet ballas vetëm duke shënuar gola pa ndërprerje. Me perc percet e Guardioles atyre u RRUAN KOQET!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Guardiola

              Guardiola me ne fund ,pasi shkateroi futbollin burreror mori ate qe meriton.Dmth ate te gjatin(jo Edi Ramen por binjakun e tij).

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na mbyten bolet

                O bole mos ofendo emrin ne qoftese te pelqen nje futboll gjithe kohes ne mbrojtje si dhjerre ne breke te varur vetem nga fati atehere po te them qe ske haberin nga futbolli.Nje eliminim nga penalltite nuk eshte merite trajneri por fati.U kthye futbolli 60 vjet pas nuk e di cfare moshe ke por kjo ishte tipike catenaccio clasike e nje trajneri te famshem te Interit Helenio Herrera.Nuk eshte ky stili i Realit nje ekip plot yje luan sikur me qene ekip i kategoris dyte italiane.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Al Barca

                E kemi pare sitin me liverpulin e te tjere ne premier lige dhe ndonje pike e ka mare me arbitter E pate liverpulin sa i vogel ishte me atalanten Une jam me barcen po reali eshte shume larte Tjeter menyra e te lojturi qe ka zgjedhur trajneri po lojtaret e reait jane me cilesore se te sitit

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  Po pra niveli i lojtareve te Realit nuk eshte per ate lloj futbolli!

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje