Barcelona e përfundoi në çerekfinale rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League teksa bluagranat u përmbysën në shtëpi nga Paris Saint-Germain me rezultatin 1-4. Katalanasit u penalizuan nga një karton i kuq për Ronaldo Araujon në minutën e 29 të pjesës së parë, teksa më pas nisi edhe festivali i golave të parizienëve.
Pas sfidës, trajneri Xavi Hernandez theksoi se skuadra e tij është jashtë Europës vetëm prej vendimit të arbitrit për të nxjerrë jashtë loje Araujon, që sipas tij ishte tërësisht një vendim i gabuar. Nga ana tjetër, Xavi shtoi se nuk e ndryshon vendimin e deklaruar para disa muajsh dhe se do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit.
“Jam i zhgënjyer si të gjithë tifozët e Barcelonës, kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në Champions dhe më vjen keq që aventura përfundoi për një gabim të arbitrit. Jam krenar për skuadrën dhe besoj se meritonim kualifikimin, këtë e treguam kur në fushë ishim 11 kundër 11. Por, kështu ndodh në futboll, vendimet gjithmonë kanë ndikimin e tyre në fushë dhe për ne ai vendim i arbitrit kushtoi shumë. Sa i përket të ardhmes sime, asgjë nk ka ndryshuar”, u shpreh Xavi.
“Është turp i madh që për shkak të një vendimi të arbitri, kjo ndeshje përfundon kështu. Kartoni i kuq i Araujos? Nuk është mirë për futbollin, bëhet një ndeshje tjetër. Puna e një sezoni të tërë përfundon këtu për shkak të arbitrit. Ne nuk mund të heshtim, nuk ka kuptim të diskutojmë ndeshjen dhe të bëjmë analiza, arbitri shkatërroi gjithçka. Do të doja që të luhej 11 kundër 11”, tha Xavi.
Kur fitonte Barcelona 6-1 me tre penallti me disa penallti te pa dhena per PSG -ne per futbollin ishte ndere,ndersa tani per nje vendim qe per cdo ndeshje mund te quhet normal per spanjollet na qenka turp,pavaresisht se kishin dy gola avantazh ... Vetem Barcelona nuk luan dot futboll me teknologji se ishte mesuar me albitra .
Langaraqet latinos i harrojne shpejt gjerat ne favor te tyre dhe e kane zakon te qarraviten e zhgarraviten. Shikoni dhe morrin a Atletiko Madrid, njesoj ben ne çdo ndeshje. Moren absolutisht ate qe meritonin.
O partizon prej balli ore po ai portugesi qe shenoi golin e dyte ne ndeshjen e pare ,duhet te merrte kartonin e verdhe dhe dilte nga loja ketu eshte dhe pengu i Ksavit gjykimi me dy standarte sepse ky lojtar shenoi prape kur nuk duhet te luante fare.E marrim te mirqene te drejte kartonin po gjykimi i metejshem ishte skandaloz nuk kishte standart te njejte.Ne keto ndeshje vihen gjyqtar me reputacion dhe jo langaraq rumun qe e ka per here te pare ne keto nivele.Mos u merr me kohen e shkuar atehere ai rezultat ishte nje aksident ajo Barce nuk vjen me.
Me erdhi shume keq per Barcelonen qe nuk kaloj turin . Arbitri nuk gaboje kur nxori kartonin e kuq. Per keto raste kushdo qofte do te ndeshkohej. Arbitri gaboje se si e menexhoje ndeshjen para se te gabonte Araujon . Favorizoje hapur PSG deri sa erdhi momenti i kerkuar per te .Barcelona, mbasi shenoje e para, kishte mundesi ta dyfishonte rezultatin.Fati nuk e ndihmoje polakun te shenonte . PSG do duket se sa merita ka ne perballjen ne Dortmudin.
Hajde Xavi hajde...po ai Sheiku qe ka PSG ka harxhu me shume se 1 miliard Euro per blerje futbollistesh e nuk po hedh ca therrime per ate Arbiter e pse jo, per ta blere ate CHL sivjet!
Bravo , e gjete shkakun e vertete pse humbi Barça . Araujo eshte lojtar qe çdo nderhyrje e ka faull , me bryla , me shqelma dhe pastaj ngre duar sikur s’ka ndodhur gje . Te kuqen e kishte hak
Karton i liq i merituar
Barcelona ishte 2 gola para ne total. Mbrojtesi nuk u tregua i kujdesshem, me mire te ishte pesuar goli se sa te merrte te kuqin. Shumica e faulleve apo penalltive, shkaktohen nga inteligjenca e dobet. Faulli ishte i diskutueshem, por mbrojtesi nuk ishte i kujdesshem.
barcelone vk ,, mire ja bene ketyre robqireve
Te paske djeg skedinen me duket ????????
Araujo ishte per karton te verdhe, Jo te kuq. Albitrimi ishte drejtesi e tipit evropa lindore.jo asnjanës po i ashper dhe imponues.
Shko ore qiu ti... Arbitri thotë!? Jo ore jo arbitri, po pulat që ti fut në loje