Toulouse rekordmene në pesë ligat kryesore, një shqiptar "sekreti" i francezëve

17 Prill 2024, 17:20Sport TEMA
Toulouse rekordmene në pesë ligat kryesore, një shqiptar

Toulouse është skuadra me moshën mesatare më të vogël nga pesë ligat kryesore. Ekipi i cili drejtohet nga spanjolli Carles Martinez mban vendin e parë në listën e skuadrave  me moshën më të ulët. Sipas përllogaritjeve, Toulouse ka moshën mesatare 23.4 vjeç, ndërkohë që më pas vjen Chelsea me moshën 24.6 vjeçare. Në vendin e tretë pozicionohen spanjollët e Valencias me moshën mesatare 24-vjeçare.

Toulouse këtë edicion ka arritur që të grumbullojë 36 pikë dhe ndodhet në vendin e 11-të të Ligue 1 dhe në organikën e saj ka shumë elementë premtues që në të ardhmen mund t’i sjellin të ardhura të konsiderueshme klubit. Për këtë meritë të padiskutueshme ka dhe Viktor Bezhani, i cili mban dhe postin e Shefit të Skautëve.

Bezhani, i cili në të shkuarën ka qenë dhe më parë shefi i rekrutimit te skuadra polake Legia e Varshavës, si dhe tek anglezët e Leicester City. Meritë të padiskutueshme për faktin se Toulouse ka moshën mestare më të re në pesë ligat kryesore dhe po arrin rezultate pozitive ka dhe 39-vjeçari shqiptar, i cili prej kohësh jep një kontribut të madh në këtë akademi.

Lini një Përgjigje