Polemika për kartonin e kuq të mbrojtësit të Barcelonës, specialistët: Nuk ishte faull

17 Prill 2024, 10:51Sport TEMA
Polemika për kartonin e kuq të mbrojtësit të

Minuta e 29-të e takimit në Barcelonës ka qenë ajo që ka ndryshuar gjithçka në ecurinë e takimit. Arauho duket se pengon depërtimin e Barkolës dhe për gjyqtarin rumun Istvan Kovaç është lojtar i fundit dhe karton i kuq. Barcelona ka protestuar ashpër për këtë moment, me Ksavin që ka kërkuar rishikimin me VAR që nuk është marrë parasysh.

Ndërkohë që dhe vetë Arauho ka bërë disa shenja si “i paguar” që mund t’i kushtojë një pezullim të rëndë. Por nuk mbaron me kaq, sepse mediat spanjolle kanë qenë shumë të ashpra me gjyqtarin Kovaç.

Specialistët e moviolës në gazetat “Marca” dhe “AS” kanë vënë në pikëpyetje vendimin e tij për të nxjerrë nga loja Arauhon me të kuqe. Për “Marca”, ish-gjyqtari Pavel Fernandes ka thënë:

“Nëse Kovaç ka menduar se ishte faull, kartoni i kuq ishte i pashmangshëm. Por nuk jam i bindur që ishte faull”. Edhe më i ashpër Iturralde Gonzalez.

“Është një dyluftim ku Arauho vendos dorën mbi supin e sulmuesit parisian dhe ai e lë veten të bjerë. Për mua nuk ka asnjë faull. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit”, tha ai.

6 Komente

  1. N
    Nuk jam Romun

    My Romuni qenka kenaq me leke. Gjynaf qe nuk I dha kartonin e Kuq edhe portierit te Barçes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anti

      Po ishte Reali ne kete rast jam i bindur qe nuk do kishte karton te kuq.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari

        Zoti, me nje dore te jep, me tjetren te merr. Mbaj mend nje ndeshje te Barcelones me Celesin para disa viteve, ku Barcelona u kualifikua vetem nga perkrahje hapur e gjyqtarit, duke mohuar disa penallti per Celsin.

        Përgjigjjuni
        1. g
          goli

          Ore albitrit i ishin errur sytë,mezi priste të mbsronte ndeshja,se misionin për pagesën marramendëse që ka marr,e e kreu.Ai dukej ashiqare se ishte me PSG,se faullat e tij nuk i shihte ,por të Barcelonës kontrollonte dhe stolin. Siç bota ka shku për lesh ku vketat janë ndotur,tash nuk e ka problem njeri të shkel çdo regull edhe në mes të ditës. Në një ndeshje kaq të nivelit lart vendoset një albitër që është i paaftë dhe i pakomunikueshëm ,duke ndikuar në lojë dhe në rezultat. Ndeshja 11 me 11,dominonte Barcelona,bile pas golit kishte raste të pafalshme ,por Levandovski tash po 'vuan' sindromën e suksesit dhe bën gabime më shumë se kushdo para portës.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liverpool

            Tifozat e Barcelones eksperte ! si dhe tifozat ne koment ate do thone ,por kujtoni ndeshjet e jetij lojtari vrases ,ne cdo ndeshje ai duhej ncjere me karton te kuq ,ky nuk shef topin por kembet e kundershtarit ,e duke ditur qe Barcelona kur luante Mesi per nje prekje arbitrat i jepnin penallti e karton te kuq lojtarit ,dihet qe ky ekip sidomos ne Spanje favorizohet shume ,bukur e kujtoj ate ndeshje kualifikuse me Chelsin ky Bujar Kanapari . per mua ishte me se i drejte kartoni kuq ,Aranju me para krah e qelloi ne qaf e me pas e kapi te supi ,

            Përgjigjjuni
            1. F
              Feim

              Shikojeni mirë o Anal istë! Nuk është ai që keni nxjerrë ju në foto momenti i faullit, shikojeni me mire bërrylin nofullave pak më përpara se ajo foto... Barcelona skuadër bebash Nuk ka më Xavi- Messi-Iniesta!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje