Formacioni ideal i Euro 2024 vlen mbi 1.1 miliardë Euro. Udhëheq Mbappe

17 Prill 2024, 18:00Sport TEMA

Euro 2024 do të jetë një paradë yjesh të futbollit ku një pjesë e tyre vlejnë me dhjetëra apo qindra milion Euro.

Duke u bazuar te faqja Transfermarkt.com, Sky Sport Italia ka ndërtuar 11-shin më të kushtueshëm.

Ky ekip që për ta patur duhet të kesh mbi 1.1 miliard Euro përbëhet nga futbollistë të Anglisë, Francës, Portugalisë dhe Spanjës.

Në rreshtimin 4-2-3-1 lojtarët më të shtrenjtë janë francezi Kylian Mbappe e anglezi Jude Bellingham, nga të cilët pritet shumë në këtë turne.


Shifra më e paktë që vlerësohet një lojtar është 45 milion Euro, ndërsa 100 milionëshin e kalojnë 5 prej tyre.

Formacioni ideal i Euro 2024 vlen mbi 1.1 miliardë Euro. Udhëheq

Lini një Përgjigje