Inzagi-Asllani diçka nuk shkon, mesfushori s’po merr minuta as si zëvendësues

18 Prill 2024, 16:43Sport TEMA
Inzagi-Asllani diçka nuk shkon, mesfushori s’po merr minuta as si

Asnjë dëmtim, 14 pikë i shkëputur nga vendi i dytë dhe sërish Kristjan Asllani nuk po merr minuta tek Interi. Kjo u thellua edhe në dy ndeshjet e fundit, ku mesfushori i Kombëtares nuk u aktivizua për asnjë sekondë, edhe pse doli në nxehmje herët. Çfarë e pengon Simone Inzagin t’i japë minuta Asllanit?

Në ndeshjen e fundit me Kaljarin, italiani ka zëvendësuar vetëm Mikitarian për Fratezin, ndërsa Barela dhe Çalhanoglu kanë luajtur gjithë takimin. Ndërkohë me Udinezën, sërish ndërrimi i zakonshëm Miki-Fratezi dhe më vonë në vendin e turkut është aktivizuar Aleksis Sançes. Asllani ka marrë vetëm 22 minuta në ndeshjen kundër Empolit, ndërsa edhe para ndeshjeve miqësore të kombëtareve, ka qenë sërish në stol me Napolin dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve në Spanjë ndaj Atletikon Madridit.

Para kësaj përballjeje, shqiptari përfitoi nga dëmtimi i Çalhanoglusë dhe luajti tri nga katër ndeshje titullar, por në “Metropolitan”, Simone Inzagi i besoi fushën dhe penalltinë në shtesë Davi Klasenit dhe jo Asllanit. Megjithatë, duke e çuditshme pasi kur 22-vjeçarit iu dha mundësia, e shfrytëzoi më së miri me performancën e tij, duke treguar një nivel të lartë dhe bëri që deri diku të mos ndihej mungesa e turkut Çalhanoglu, sa edhe vetë trajneri thuri elozhe pas ndeshjeve. Por, jemi në një situatë që Interi është pothuajse kampion i Serisë A, dhe mund të ketë edhe më shumë hapësirë dhe një djalosh të talentuar, i cili është një investim mbi 15 milionë euro për zikaltrit.

6 Komente

  1. J
    Jari N

    Të vijë të luaji në Shqipëri me Gaz Çomin te Partizoni, në se ka bithë ky Aslloni.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Shume e thjeshte. Italia do luaje ne europian kunder nesh ne ndeshjen e pare dhe nese Asllani, qe eshte lojtar i formacionit te pare tek ne nuk do aktivizohet, mundet te mos jete ne maksimumin e potencialit te vet kunder italianeve. Inzagi po saboton kombetaren tone dhe kjo duket mese evidente.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albtifoz

        Thjesht dhe sakte e ke o tifoz! E njejta gje po u ndodh dhe te tjereve ne ate kampionat. Fshati qe duket nuk do kallauz.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Po ca thua ata nuk kane nevoje per te pare se sa luan.Mbase eshte thjesht qe provon skema te tjera loje sepse kampionatin e ka ne xhep ka ndeshje akoma.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tifozi

            Juve thoni se Inzagi mbase "provon skema te tjera"? Cfare skemash do provoje nje trainer qe fut ne loje nje 38 vjecar ne vendin e nje 22 vjecari qe eshte e ardhmja e ekipit? Nuk ka asnje dyshim se synimi eshte qe Asllani, qe eshte ai qe luan topin ne mesfushe, te bjere nga forma ne Europian, prandaj nuk po aktivizohet, sidomos kur dihet se Italia nuk eshte ajo e dikurshmja. Mjafton te kujtojme se u kualifikua ne Europian me breket neper kembe dhe duke qene se i njohin shume mire lojtaret tane qe aktivizohen ne Serie A, kerkojne ta dobesojne sa te jete e mundur qe te arrijne te na mundin.

            Përgjigjjuni
        2. A
          Autogoli

          Dhe e ka lënë në stol pa luajt fare,pikërisht mbasi bëri atë gol të bukur me aksion kundër Genova-s. Keshtu ia bënë dhe Bajramit me Sasuolën,bëri gol dha dhe asisin për golin e dytë dhe pas kësaj nuk është aktivizuar as rezervë. A nuk e kuptoni se trajnerët italian janë në të njējtën vijē sjelljeje ndaj lojtarëve shqiptar,që të mos i aktivizojne. Kështu bin në kurth trajnerët e kombtareve,nuk i grumbullojne vetem se nuk janë të aktuvizuar. Në kurthe të tilla bijnë sidomos trajnerët italian e spanjoll. Gjithsesi edhe Sylvinho sikur e ka këtë qasje,se psh në dy miqsorer e fundi la poetierin Berisha vetem se nuk eshte aktivizuar,kur ai e ka shpëtuar kombtaren gjatë kualifikimit nga gola të sigurtë dhe vendos Strakoshën që s'di të rrijë në portë dhe bën dalje të nxituara.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje