Kategoria Superiore: Fitore me peshë për Tiranën, Skënderbeu “zhyt” Kukësin

19 Prill 2024, 17:40Sport TEMA
Kategoria Superiore: Fitore me peshë për Tiranën, Skënderbeu

Tirana ka arritur të fitojë ndaj Erzenit në transfertë me rezultatin 0-2. Kryeqytetasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, kur fillimisht ishte Abazaj dhe më pas Jonuzi.

Kjo fitore i jep tre pikët bardheblve dhe ngjiten në vendin e katërt të tabelës me 46 pikë.
Sfida tjetër ishte ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut, aty ku korçarët fituan me shifrat 0-2 gjithashtu. Heroi i kësaj sfide ishte Rashica, me dy gola të shënuar.

Tre pikët e bëjnë Skënderbeun të ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Kukësi zhytet në vendin e fundit me 26 pikë.

Lini një Përgjigje