Redi Jupi kundër skemës së re për futbollin e moshave: Kampionate sharlatane, të bllokojmë këto nisma

20 Gusht 2022, 20:06Sport TEMA

Redi Jupi kundër skemës së re për futbollin e moshave:

Ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare dhe një prej drejtuesve të akademisë sportive më model në Tiranë, Redi Jupi, ka dal kundër skemës skandaloze që FSHF po planifikon të aplikojë, e cila penalizon shumë akademi dhe vret ëndrrën e shumë të rinjve për tu marrë me futboll.

Përmes një postimi, Redi Jupi, u bën thirrje të gjithë dashamirësve të futbollit që të bllokojnë këtë nismë të turpshme të FSHF që përjashton nga pjesëmarrja shumë skuadra që e kishin fituar këtë të drejtë për merita sportive dhe i zëvendëson ato me skuadra të akademive të caktuara, kryesisht të njohura si të përkëdhelurat e kupolës së FSHF.

Kundër kësaj nisme doli dhe Shoqata Rajonale e Futbollit, e cila tha se FSHF nuk ka kryer asnjë konsultim me akademitë sportive, duke e berë gjithçka në fshehtësi të plotë.

Ja mesazhi i plotë i Redi Jupit.

Lini një Përgjigje