Rei Manaj mes më të mirëve në Turqi

22 Tetor 2024, 15:55Sport TEMA
Rei Manaj mes më të mirëve në Turqi

Rey Manaj është padiskutim lideri i skuadrës së Sivasporit në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi shqiptar ka rezultuar vendimtar me golat e tij, duke i dhënë skuadrës pikë shumë të çmuara.

Manaj u rikthye në fushë pas një dëmtimi në fundjavë dhe shënoi 2 gola në suksesin 3-2 të skuadrës së tij përballë Hatayspor.

Faqja e specializuar Sofascore e ka përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës së 9-të të Superligës ture, duke e vlerësuar me notën 8.4.

Lini një Përgjigje