Pas tetë vitesh dhe tetë trofeve të fituar (deri tani), Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool në fundin e sezonit. Në një bisedë për Sky Sport egjiptiani pranoi se askush në klub nuk e ka ftuar për të rinovuar.
Kjo do të thotë se pas tetë vitesh (firmosi me Liverpool në verën e 2017) ai do largohet nga "Anfield" me tetë trofe, mes tyre Champions League dhe Premier League.
“Unë me të vërtetë dua të fitoj Premier League me Liverpoolin këtë sezon. Është viti im i fundit tek ky klub, kështu që unë dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Askush nga klubi nuk ka folur me mua për çështjen e kontratës, nuk ka asnjë lajm”, u shpreh Salah.
I pyetur nëse beson vërtet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub, ai shtoi: “Deri më tani, po. Janë gjashtë muajt e fundit. Nuk ka asnjë përparim. Ne jemi shumë larg çdo përparimi. Pra, ne vetëm duhet të presim dhe të shohim", tha egjiptiani.
Asgjë nuk është përfundimtare dhe fjalët e Salah ka gjasë të dëgjohen në ishull, me Liverpool që nuk do donte largimin e tij pas këtij sezoni të mrekullueshëm me Arne Slot në stol.
Egjiptiani ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 17 herë këtë sezon, në 26 ndeshjet e të gjitha kompeticioneve.
lol na plasi k
Qenke per tu meshiruar pe trurin qe paske. Nuk ke fjale te tjera qe te perdoresh ne nje koment, por vetem ato qe rrugaçet njeqelizor i perdorin? Me duket qe qenke shume i kufizuar ne perdorimin e fjaleve qe tregon nivelin shume te ulet te inteligjences. Ju lutem ju te Temes, mos lejoni komente te tilla me fjale banale. Nuk duhen shfaqur te tilla komente me permbajtje jashte normave te njerezve normale.