Sassuolo i dhuron "çelësin" e mbrojtjes, Kumbulla tani ëndërron Europianin

6 Maj 2024, 13:09Sport TEMA
Sassuolo i dhuron "çelësin" e mbrojtjes, Kumbulla tani

Marash Kumbulla luajti titullar në përballjen mes Sassuolos dhe Interit.

Mbrojtësi  24-vjeçar ishte nga më të mirët në fushë në takimin e javës së 35-të duke u vlerësuar me notën 7.4.

Shtatlarti, i cili është në pronësi të Romës regjistroi ndeshjen e dytë si titullar dhe tashmë gradualisht po arrin formën e tij më të mirë, si një sinjal se e ka lënë totalisht pas krahëve atë dëmtim që e mbajti larg fushave për gati një vit.

Sassuolo është në garë për mbijetesën e në këto javë të fundit do besojë tek cilësitë e mbrojtësit kuqezi.

Futbollisti nga Malësia e Madhe konsiderohej një nga talentet e mëdhenj të Shqipërisë, por ai dëmtim e penalizoi jo pak.

Futbollisti i cili në kualifikueset e kampionatit europian luajti vetëm në takimin e parë me Poloninë në Varshavë në ndeshjen e  marsit të vitit të shkuar është edhe në konsideratën e Sylvinhos.

Braziliani ka nisur prej kohësh që të përpilojë listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Europian.

Aktivizimi në ndeshjet e fundit te Sassuolo e gëzon dhe brazilianin e kombëtares, pasi do të ketë një alternativë më tepër për prapavijën.

Cilësitë e Kumbullës dihen, pasi jo më kot dhe Roma shpenzoi 25 milionë euro për të marrë shërbimet e tij nga Verona.

Kumbulla, në këto ndeshje të fundit do ketë si qëllim jo vetëm të japë kontributin e tij për të mbajtur Sassuolon në Serie A, por dhe të jetë në formë për Europianin me shpresën se Sylvinho do e përfshijë në listën e 26 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku kuqezinjtë do të përballen me Italisë, Kroacinë dhe Spanjën.

2 Komente

  1. K
    Koli

    Mbrojtes Qendre duhen 4 ,dhe ato jane:Gjimshiti,Ismaili,Ajeti,Mijaj.Sa per Kumbullen:Ka 1 Vit qe nuk luan fare,Ndeshje e dyte ishte dje.Mbulonte nje Sulmues qe nuk ka me Obligime per te fituar.Po ky Kumbulla qe ju e Ngrini necQiell per 1 ndeshje te mire,para nje jave ishte me i dobti kundra Fjorentines ku Moren 5 gola.Mos shkruani me per lojtaret se jeni Injorante:A ishte ky Kumbulla qe per gati 2 vite me Murinjon beri gjithsej 5 ndeshje,gjithmone rezerve e perjetshme.Mjaft or Rehater Gazetare:Kumbulla ishte i mire tek Verona ,4 vite te shkuara,qe nga ajo kohe eshte Zero me Xhufke.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Kemi nje trainer i cili ka qene ndihmes i trainerit te brazilit dhe ka ne staf dy nenkampione bote te cilet kame luajtur ne nivele te larta dhe jane ne gjendje te vleresojne formen e lojtareve .Prandaj te rrime te qete se ata dine se c’bejne .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje