
Në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League, Milan-Inter, e cila do të luhet më 10 maj, kërkesat për bleta kanë arritur shifra rekord.
Tuttosport ka këtë titull: “Kërkesa rekord për Euroderbin”.
Sipas gazetës torineze, kërkesat janë të mëdha, gati një milion nga e gjithë bota.
Një rekord i ri arkëtimesh pritet edhe për një skuadër italiane, duke kaluar 9.1 milionë euro që Milani grumbulloi kundër Tottenhamit.
Atmosfera në prag të kësaj ndeshje në Europë ka pushtuar mediat italiane dhe tifozët e shumtë që kanë të dyja skuadrat, ku me siguri në mesin e tyre do të ketë jo pak edhe tifozë shqiptarë.
Lini një Përgjigje