Shqipëri-Serbi - Skuadra serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

7 Qershor 2025, 20:50Sport TEMA
Shqipëri-Serbi - Skuadra serbe kushton rreth dy herë më

Sipas analizës së të dhënave vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë në total, gjithmonë referuar të dhënave, vlerësohet në 108.55 milionë euro. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat, vlera e Kombëtares serbe në treg është rreth 245.9 milionë euro. Pra, nga këto shifra dalim në përfundimin se skuadra e Serbisë ka një vlerë në treg rreth 137 milionë euro më shumë, ose rreth dy herë më e lartë.

Por sa kushton lojtari më i shtrenjtë për secilën kombëtare? Nga të dhënat e “Transfermarket”, pa marrë në konsideratë formacionin e mundshëm, lojtari më i shtrenjtë në treg që luan për Serbinë ka vlerë deri në 45 milionë euro, ndërsa ai që luan për Shqipërinë ka vlerë deri në 15 milionë euro, i cili është Kristjan Asllani, duke kaluar vlerën e Armando Brojës. Ndërkohë, lojtari më vlerën më të ulët për Serbinë vlerësohet në 500 mijë euro, ndërsa për Shqipërinë në 300 mijë euro.

Mosha mesatare e lojtarëve të cilët luajnë për Kombëtaren Serbe është 26.2 vjeç, ndërsa e lojtarëve të cilët luajnë për kombëtaren Shqiptare është 27.5 vjeç, me një diferencë pej një viti.

Sa i përket formacioneve, sulmi i Kombëtares shqiptare vijon të jetë më i shtrenjti, ndërkohë për Kombëtaren e Serbisë formacioni më i shtrenjtë është mbrojtja.

Lini një Përgjigje