Sylvinho nuk i grumbulloi, Berisha, Muja dhe Seferi motivojnë shokët para Serbisë

7 Qershor 2025, 19:09Sport TEMA
Sylvinho nuk i grumbulloi, Berisha, Muja dhe Seferi motivojnë shokët

Jashtë listës së Sylvinhos, por portieri Etrit Berisha dhe sulmuesit Seferaj e Muja i kanë uruar fat Kombëtares dhe fitore në ndeshjen ndaj Serbisë.

Portieri Etrit Berisha nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një foto të vetën me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.

Sulmuesi Arbnor Muja mund të cilësohet padyshim si “i harruari” i Sylvinhos. Pasi Shqipëria u kualifikua në Europian, ai nuk u ftua më nga trajneri brazilian, duke mbetur jashtë edhe nga kompeticioni që u zhvillua në Gjermani. 

Edhe pse Muja nuk është grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, nuk i harron shokët e skuadrës dhe përmes një postimi në “InstaStory” shkruan: “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat. Me këmbë të mbarë.”

Po ashtu, sulmuesi tjetër Taulant Seferi ka postuar në rrjete sociale: “Forca Shqipëria, gjithmonë me ty dhe për ty.”

Kujtojmë që sfida kundër Serbisë luhet këtë të shtunë në orën 20:45, ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.

2 Komente

  1. B
    Beni

    Po nuk lozi Seferi fituan!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Uroj qe Shehu ne mesfushe te jete nje fenomen, sepse vetem keshtu justifikohet lenia jashte e Berishes, dhe ne stol Ramadani. Pa folur per Seferin e te tjeret.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje